Një sqarim i vogel për ata që panë dhunë në protestë...

Një sqarim i vogel për ata që panë dhunë në protestë...

Nga Bledian Koka - 16/02/2019

Protesta më masive dhe më paqësore në 30 vitet fundit është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri. Nje popull i provokuar, duroi deri në nenshtrim provokimet e panumërta të një policie aspak ne krye te detyrës dhe të një qeverie të turravrapur për t’iu fshehur protestën në hambarin e vet të votave.

A bukur shumë për besë.

Një vëzhgues i hollë, qoftë ky edhe ndërkombëtar fjala vjen duhet të ishte ndjerë i neveritur për reagimin e një “shtetari” që pasi braktis institucionin e rëndësisë së veçantë në mëshirën e mijëra protestuesve, del dhe i kërkon falje një artisti anonim për një kërpudhën.

Protestues-qytetarë të këtij vendi që kanë gjithë të drejtën legjitime ta djegin e ta shkrumbojnë “kuplaranë” e fëlliqësive më të ulëta ligjore dhe humane po të doni, që në 6 vitet e fundit ia kanë shtrënguar lakun mënt deri në këputjen e zverkut. Dhe prap ata nuk e bënë këtë. Mos më thoni që streha me neona dhe kërpudha janë objekte të rëndësisë së vecantë se do qesh.

Keqardhje vetëm për pemën, për atë po. Ndërkombëtarët reaguan njëzëri kur banorët e Unazës së Re dogjën pak mermerin e shkallëve të kryeministrisë, por besomëni po të kishte qenë shtëpia ime ajo që do të rrezikonte të shembej nga babëzia e Edi Ramës pa shpagim, unë vetë do i isha ngjitur në zyrë atij sot me shishe benzine.

Ndërkombëtarët panë dhunën që mendonin se do të kishte, por jam i sigurtë që me përfundimin e protestës ata mund të jetë duke kafshuar buzët me reagimet e nxituara që bënë ndaj protestës. Por nëse ajo që panë ata ishte dhunë, po ajo që bëri Edi Rama këto 4 ditët e fundit e deri sot gjatë protestës çfarë ishte.

Çfarë emri i vënë ndërkombëtarët deklaratave të Policisë së Shtetit të para katër ditëve kur predikonte dhunë nga elementë me rekorde kriminale që ajo i dinte, por ia thoshte popullit të kishte kujdes se helbete. Po ndërkombëtarët si e lexuan bllokimin e autostradës 2 ditë para protestës me pretekstin e vendosjes së pusetave, vetëm 2 javë pasi ARRSH gjoja e kishte zgjidhur problemin tek mbikalimi i Rinasit?

A nuk ishte provokim që Edi Rama urdhëroi me pay-roll në dorë të gjithë administratën shtetërore të shtegëtone në ditën e vet të pushimit drejt Vlorës, me qëllim që ai të ngulej si shkop ne Sheshin e Flamurit? A e dinë këta ndërkombëtarë se çfarë kanë bërë protestuesit e Edi Ramës në 21 Janar të 2011-ës? A e dinë ata se 300 persona të droguar kanë sulmuar për mëse 5 orë jo selinë e qeverisë, por vetëm forcat e policisë me tulla, gurë, e shkopinj.

E vetmja dhunë që policia pësoi sot, padiskutim që ishte momenti kur anëtarët e forumit rinor të PD-së iu dhuruan lule. Në këmbim ajo që u pa ishte përdorimi jashtë çdo kriteri i gazit lotsjellës nga ana policisë ndaj protestuesve paqësor, po kësaj çfarë emri i vendosin ndërkombëtarët? Diçka më shumë gaz se sot në Shqipëri, fakt është se ka përdorur vetëm Bashar Al-Asad 1 vit më parë ndaj popullit të vet. Por nëse ndërkombëtarët thonë se sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit kishte dhunë, ka shumë shqiptareë të arsyeshëm që mendojnë se ajo sotmja ndoshta nuk ishte aq duhet.

Kështuqë..., kismet të Enjten...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqipe Shkodra 18/02/2019 20:19

Shume dakort me ty... protestuesit teper u permbajten... ky vend nuk ka qene kurre me keq... mbase ne kohe te Enverit... them mbase se ai nuk e shkaterroi pasurine kombetare...

shqiptar17/02/2019 12:04

Një gjë nuk duhet të harojmë ne shqiptarët.
Edhe luftën e drejtë të shqiptarve të Kosovës kundër regjimit pushtues kriminal të Millosheviçit, pati në fillim shumë "ndërkombëtarë" që të ndikuar nga propogandat serbo-ruse, e quanin "lëvizje terroriste".
Por kur mediat pasqyruan masakrat e Millosheviçit në Kosovë, ishte NATO që bombardoi Serbinë dhe ishte Gjykata ndërkombëtare që e futi në burg ate kriminel.
Kështu do të ndodhë edhe me Edi Ramën, nëse mediat shqiptare do ti pasqyrojnë njëzëri të gjitha mbrapshtitë e kësaj qeverisje.
Kur opinioni publik ndërkombëtar i informuar nga mediat dënon qeverisje kriminale e të korruptuara, atëhere edhe dipllomacia hipokrite nuk mund të ruaj artificialisht statusquonë.
Nëse mediat gjermane do të pasqyronin gjërësisht deklaratat absurde të ish ministrit socialist të jashtëm gjerman Gilbert, se zgjedhjet në një vend me sistem demokratik pluralist mund të zhvillohen edhe me një parti të vetme (e fjala ishte për ish monopartinë diktatoriale enveriste të punës), sot Shqipëria nuk do ta kishte për kryeministër Edi Ramën

Kanadaja16/02/2019 21:32

Ambasadoret nje grup burokratesh qe vijne mbushin xhepat me parate e droges dhe bejne nga nje deklarate per tu bere qejfin boseve te droges.
Franca ka tre muaj qe digjet,ambasadori francez ju tregon shqiptareve perralla me mbret.
Si nuk u vjen turp.

Shto koment

Denonco