Gjuaj në shenjë

Gjuaj në shenjë

Nga Erl Kodra - 16/12/2018

Protesta e studentëve të Universiteteve Publike mund të përkufizohet me termin juridik si ‘vrasje në kushtet e mbrojtjes ekstreme’.

Po, kjo është një ‘vrasje frike’ në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sepse mbijetesa e tyre, dhe jo vetëm, është katandisur në një aritmetikë elementare. Paratë kurrë nuk mjaftojnë, por kur ato nuk mjaftojnë për të mbajtur frymën gjallë, si i bëhet?!

Çdo interpretim tjetër, sipas meje është i pasaktë. Cila është pjesa që nuk u kuptuaka, ose që nuk shkon? Pse mediat dhe gazetarët, në dukje opozitë e qeverisë, po përdorin të gjitha mënyrat për ta demotivuar protestën e tyre, për ta shuar atë, për ta copëtuar?!

Kërkesat e studentëve në thelb janë politike, madje asnjëherë më parë nuk ka patur një artikulim më të qartë politik se sa ato 8 pika, që studentët i kanë shpallur të panegociueshme. Por le të shohim konkretisht.

Studentët janë pjesë e shoqërisë tonë; ata nuk janë një etnitet tjetër, ose minoritet kulturor, ose më keq akoma, ato nuk janë minoritet etnik. Ata janë shqiptar, si të gjithë shqiptarët, dhe vijnë nga të katër anët e Shqipërisë. Gjendja e tyre ekonomike është pasqyra e saktë ku reflektohet gjendja reale e kombit shqiptar. Me sa duket, ne jemi një popull në emergjencë ekzistenciale, që nuk po vetpërmbushet. Ekonomistët e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë fjala ‘vetpërmbushje e nevojave’.

Që ta vizatoj më qartë, do më duhet të gërryej ndryshe arsyen tuaj.

A e dini se sa njerëz vuajnë nga uria, në kuptimin e parë të kësaj fjale? A e dini se sa kalori ka nevojë trupi i njeriut në një ditë?

Ose sa kalori i duhen që të mbijetojë në kushte ekstreme banimi, në lagështi, pa ujë, drita dhe pa kushtet minimale të higjienës?

A e dini se sa të ekspozuar janë ata nga sëmundje që lidhen drejt për drejtë me ushqimin?

A e dini se sa sëmundje të tmerrshme mbartin ata, saktësisht për këto arsye, sepse trupi i tyre nuk ka marrë kurrë vitaminat e nevojshme?!

E keni idenë se sa është realisht ky numër njerëzish?

A e keni parë Elvis Naçin dhe Sindrit Bejlerin sa qindra mijëra pako me ushqime bazë shpërndajnë çdo javë për banorët e fshatrave të Tiranës?

A i keni parë fëmijët me ato qese plastike me ushqime, teksa rendin të ngazëllyer drejt shtëpive të tyre, sepse e gjetën ushqimin e përditshëm; edhe për disa ditë?

Ata fëmijë janë të uritur, hanë vetëm një vakt ose më keq akoma, hanë vetëm bukë thatë pa proteina, sepse për ushqime me vitamina as që bëhet fjalë.

Këta janë fëmijët e së nesërmes, që kanë vetëm dy alternativa para vetes: të largohen nga Shqipëria, ose të shesin dinjitetin duke pranuar thesin e miellit çdo katër vjet.

500.000 të uritur në një popull prej 2.5 milion banorësh janë shumë. Në të vertet kjo është tragjedi kombëtare.

E të mendosh se përballë këtij mjerimi, Vlima Nushi gllabron nëpërmjet Edi Ramës dhe Ilir Beqes 120 milion euro për check up mjekësor ‘falas’ me para gjaku dhe jete, ky është një tmerr. Po sa miliona euro të tjera, që deri tani janë bërë disa miliarda euro kanë avulluar nëpër llogari ofshore, në parajsa fiskale, nëpërmjet bankave fantazma dhe valixheve diplomatike?

A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend, se nëse keto miliarda euro do të shpërndaheshin për 500.000 të uriturit e Shqipërisë, ato para do të mbeteshin në Shqipëri, dhe do të kishte shumë më tepër konsum dhe prodhim të brendshëm, dhe vendi nuk do të braktisej masivisht?

A e kuptoni se po shkojmë me shpejtësi skëterre drejt fundit, ku nuk do të jemi në gjendje të vetëmjaftohemi?

Ku është Banka e Shqipërisë dhe makro-ekonomistët e shquar që heshtin si fija e barit?!

Këtu nuk është fjala sepse njerëzia kërkon ‘nivel më të mirë’ jetese, por kërkon të shkëputet nga kthetrat e mizerjes ekzistenciale. Ndaj studentët, thelbin e kërkesave të tyre e kanë thellësisht ekonomike, por njëkohësisht edhe thellësisht politike.

A i keni dëgjuar në çdo prononcim publik kur thonë troç; nuk mundemi më! Nuk na del hesapi, duam ndryshim!

Unë nuk do të zgjatem shumë për të shpjeguar se ky ndryshim vjen vetëm nëse të gjithë ngrihen në këmbë, dhe rrëzojmë Edi Ramën. Kjo sigurisht nuk mjafton. Por kjo është e vetmja mënyrë, e vetmja rrugë për një fillim tjetër.

Fillimi tjetër, reformimi politik dhe reformimi ekonomik i vendit realizohet kur të lexohet me lupë programi i partive dhe të bëhet zgjedhja e duhur. Rrugë tjetër nuk ka.

Siç e shikoni, unë sot nuk kam përmendur në asnjë rresht Partinë Demokratike, përveçse tani. Megjithëse unë e di se e vetmja alternativë politike serioze për shqiptarët është Partia Demokratike, sot emergjenca është të rrëzohet Edi Rama sa nuk e ka vdekur krejt Shqipërinë.

Sot është në pyetje Shqipëria, jo partia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Benca19/12/2018 08:54

O Ervin se harrova te shtoja edhe dicka. Teza se te gjithe jane te keqije dhe te piste sic ben edhe Krasasi qe deklaron se eshte kunder Rames, Saliut, Bashes, Monikes, madje edhe kunder djalit te ri Erl Kodra eshte teza e Rames. Rama tenton te binde shqiptaret se te gjithe jane njelloj te keqinj, njelloj te piste, njelloj te korruptuar, e keshtu me rradhe prandaj ju nuk keni perse te me largoni mua se asgje nuk do te ndryshoje. Pra teza qe mbron Krasasi eshte teze e Rames dhe e sponsorizuar prejt tij. Madje rama shkon edhe me tej, me kete teza te baltosjes te te gjitheve i thote shqiptareve emigroni se ketu eshte keq ose ju duhet te me pranoni vetem mua se te tjeret jane po aq te ndotur dhe te keqinj sa une dhe po ika une do te jete me keq apo po aq sa keq. Prandaj Ervin kam nje keshille; mos u genje as nga Rama, as Muc Nanon dhe as nga gardistet e fshehte te paguar nga Rama si Krasasi. kaq per kete rradhe..

Benca19/12/2018 08:47

O Ervin, ben mire te mos futesh hundet me shume se c'duhet se une e njoh mire personin nga Krasi i Tepelenes. Me ke eshte dhe ke mbron e ke shan. Ai sillet njelloj si Muc Nano qe ben sikur kritikon Edi Ramen per te hapur krahun qe te godase me gjithe forcen PD. Une nuk shqetesohem nga nje individ si puna tende qe je me PD por nuk do Berishen dhe i jep keshiila Lulit se cduhet te beje me Berishen. Por nuk eshte normale qe nje pederast si Muc Nano ben sikur eshte anti-Rame per te goditur PD...dhe te kuptohemi drejte une nuk jam kunder edhe sulmeve apo kritikave ndaj PD, Berishes apo Lulit por eshte e ndershme qe ato te mos behen nga persona te fshehur poshte fustanit sikur gjoja jane kunder Rames dhe pastaj i gjuajne PD. Pra nese Krasasi ka bythe jo per tja shitur Rames, te vendose emrin e vertete. Te thote qe eshte pro Rames dhe te kritikoje dite e nate, sipas mendjes se tij, PD, Berishen, Lulin, ty dhe mua por te na paraqitet si nje prostitute qe ben sikur eshte kunder Rames dhe pastaj shan e sulmon PD se preferon te shkerdhehet ne bythe me Ramen se ai e paguan. Ti Ervin, dukesh nga mendimet se je djale i ri dhe ben mire qe nderhyn per respekt te mendimeve alternative, por nuk duhdet te jesh naiv qe nje komunist te thekur si Krasasi te veshur me breket e Rames dhe fustanin e Gramoz Rucit te mos e kuptosh se ku ha buke e kur shkerdhehet cdo mengjes e cdo mbremje para se te futet ne portale per te sulmuar PD... madje duke perdorur ne protale te ndryshme breke dhe fustane te ndryshme, se per emra te ndryshem as qe duhet patur dyshime.

Ervin17/12/2018 17:59

O Benca ja ke fut kot o vlla. Krasasi eshte nga ata komentues qe flet ato qe mendon. Edhe te komenti qe ti e ke ofenduar nuk arrij ta kuptoj pse. Komenti eshte me shume se koment eshte nje analize e opsioneve.
Tani ti mos u merzit qe nuk e do PD-ne se keshtu i bie qe ai qe s'eshte me mua eshte armiku im.
Mua me mjafton qe eshte kunder Rames. Bashen do ta respektoj kur ti thote Saliut ta mbylle gojen e te jete i lumtur qe nuk e terheqin zvarre. Nuk e kish fajin vetem Jozefina ,Astrit Patozi & co por Saliu i pari.
Kuptoje se Saliu bashke me drejtuesit e PD-se e PS-se e te gjithe partive ne keta 30 vjet jane vec komuniste te veshur me ngjyra te ndryshme. Ndaj une nuk dua te shoh asnje fytyre nga garda e vjeter. Mire e nisi Basha me te rinjte qe vendosi por ta mbaroje me shporrjen e Saliut.

Benca17/12/2018 17:18

O Krasasi nga Tepelena qe je nje pederast i haremit te Edi Rames i veshur me fustanin e Gramoz Rucit dhe qe futesh fshehurazi naten neper portale per te sulmuar opoziten. Ti je nje ndryresire qe kujton se duke veshur breke te ndryshme kur futesh ne portale te ndryshme do te maskosh kurverine tende. O baxhelle qe punon si roje e bythes per Edi Ramen dhe Erjon Veliajn duke u dredhur e perdredhur sikur je pavarur dhe i virgjer. Meqenese te pelqekan bogidardet dil nje here nga opozita te provosh shijen e burrit te vertete se je mesuar me pederaste si Rama apo Veliaj apo eunuke si Mero Gelbazja apo Gramoz Ruci.

krasasi tp17/12/2018 11:14

Benca,nuk komentoj ne asnje portal tjeter.Edhe mund te komentoja dhe nuk te merja doren tyja.Kisha vendosur mos te pergjigjesha me.Ti komentom te syri.net, vetem nje here ne sene, kur kujtohesh te me ofendosh mua, nderkohe qe une komentoj qe prej 5 vjetesh ne kete portal.Hapsirat e syri.net jane te pafundme,vendet si bodigard partije jane te pakta, ndaj ke zgjedhur mos te shprehesh as nje opinion.Qendrimet e mija jane konsistente dhe ndoshta ne interes publik.Ti flet sikur je roje bordelloje, por i punesuar edhe si bodigard te ndonji kunat partije.

Benca16/12/2018 16:59

O qelbesire Krasasi nga Tepelena, o maskara qe ben sikur je kunder Rames por ne fakt gjithcka nxjerr nga goja eshte vetem lepirje bythe e Rames. O pederast largohu nga syri.net se na e neverite edhe kete portal. O maskara qe vesh breke te ndryshme ne cdo portal dhe shkerdhehesh sa para aq e prapa. O kurve e ndyre qe te nxjerrin si lavire edhe Rama edhe Veliaj per tu hequr qe sje i tyre por qe kuptohesh lehtesisht qe jua mban ne goje atyre...

Ju qe menaxhoni portalin syri.net largojeni kete gojore qe ben komente te shkrimet e syrit se me emrat te tjere sulmon te tema e gelbazes dhe te dita e erjon veliajt. Ky eshte nje nga ushtaret bythqire te paguar nga Rama per te qelbur portalet kritike ndaj rames duke u hequr sikur eshte kunder rames e veliajt...maskara, fundrrine, pisanjos!

Paemer16/12/2018 16:17

Po pra po rama tha eshte me e rendesishme partia. Kshuqe o burra kazem ne dore per cdo rast ska gje le te na etiketojne malok, harruan qe jemi ne qe po i japim leksione madje kemi zbuluar dhe trende te reja qe ketyre u duken revolucion. Po komunistave veshur si socislista freshista dhe coolista u ka dal boja, si prinderit e tyre edhe keta jetojne mbi kurrizin e te tjereve. Kur shkova ne proteste i dallova menjehere.

krasasi tp16/12/2018 15:04

Nuk e dua as Kryeministrin, as Z.Basha ,as Znj. Moniken, ca me pak z.Velija dhe jo per ndonji qejfembetje personale.Situata ka shkuar ne fund dhe ju keni te drejte ne gjithe ekspozene qe beni.Studentet dhe qytetaret ne nevoje ekstreme, ose jo ,kane te drejte.Ka humbur besimi.Zgjidhjet jane shume te koklavitura dhe se nese zgjidhja do vinte nga z.Basha dhe nga renija e z.Rama, gjithçka do ishte zgjidhur me kohe.Ose do ishte shpifur ndonji Avni Rustem ose disa te keqkuptuar do hidhnin short se kush do ta hiqte qafe z.Rama.Ne keto kushte z.Kodra propozimi i Kryeministrit per dialog ,por veçanerisht propozimi i Znj.Kryemadhi per shkuarje ne Parlament dhe votimi me 140 deputet te halleve te studenteve dhe halleve te shoqerise , reformave te gjithaneshme per modernizimin e shtetit dhe integrim mund te ishte zgjidhja.Ne te kundert ,nje deshtim i marreveshjes nderpartiake ,ne parlament,detyrimisht do çonte ne nje proteste anti estabilshment te cilen une e vleresoj si nje zgjidhje, apo si nje plan B.

Shto koment

Denonco