Video me tri zëra...

Video me tri zëra...

Nga Agim Xhafka - 22/05/2018

Më në fund mbërriti përgjigja e analizës se zërit të videos me vëllain e Xhafajt. Në thelb aty shkruhet:

“Pas shumë përqasjeve mes zërit origjinal të Geronit dhe zërit të videos na rezultoi se nuk ka përputhje as deri 30%. Pra doli se aty nuk mund të jetë kurrsesi zëri i tij. Më pas na u shfaq një anomali që akoma nuk e shpjegojmë. Se me zërin në videos ka afërsi, po 30%  edhe zëri i Fatmir Xhafajt!!! Menduam se kjo ngjashmëri vjen nga që ka të njëjtën adn me vëllain e vet. Por çudia vazhdoi më tej. Edhe zëri i Edi Ramës paska afërsi 30% me zërin e Geronit në video!!!

Si konkluzion del që videoja e shfaqur mban brenda plot tre zëra. Ku janë gërshetuar zërat e Geronit, Fatmirit dhe Edvinit. Ndërsa po merreshim me këtë anomali një nga studiuesit tanë e shpjegoi me bashkëpunimin e ngushtë mes tyre. Dihet që Geroni pa Fatmirin dhe Edvinin nuk do shiste dot as presh e jo më drogë.

Përfundimisht video e shfaqur përmban tre zëra, është një polifoni e konsoliduar mes Geronit, Fatmirit dhe Edvinit. Pikë.

Tiranë, më datë 22 maj, ora 17 e 23.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eksperti zanor22/05/2018 19:42

Nuk duhet lënë studimi i zërave me kaq.
Një rol shumë të rendësishëm në polifoninë labe, luan grupi i isos.
Me vesh është e vështirë ti dallosh njeri nga tjetri ata që mbajnë ison me eeeeeeee, por meqë kemi një kryeministër me njohje të mëdha të laboratoreve më të sofistikuar të audios në botë, paisjet moderne të këtyre laboratorëve do të veçojnë zërat e Braçes, Brahos, Fatos Klosit, Taulantit, Zabit Brokajt e deri të Muç Nanos, Shpëtim Nazarkos apo lezhjanit "demokrat" Nikoll Lesi.

Shto koment

Denonco