Zbulohen bërthama galaktikash antike

Zbulohen bërthama galaktikash antike

22:49, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbulohen bërthama galaktikash antike. Teleskopi hapësinor ka arritur të vrojtojë 31 quasar, të cilët gjenden shumë larg dhe ushqehen nga vrima të zeza kolosale, dy prej të cilave janë më të lashtët e parë ndonjëherë nga njerëzimi. Mosha e tyre datohet rreth 670 milionë vjet, kur Universi ishte i sapolindur në terma astronomikë. Ato ndriçojnë shumë; drita dhe energjia që lëshojnë është e krahasueshme me atë të një mijë miliardë diej.

Rezultati i punës së një ekipi të gjerë ndërkombëtar është publikuar në revistën Astronomy and Astrophysics dhe është fryt i punës së Euclid, teleskopit që nisi punën në vitin 2023, me aftësi teknike të jashtëzakonshme.

Quasar përfaqësojnë një fazë të jetës së një galaktike, përgjatë së cilës vrima e zezë që pozicionohet në qendër të saj përthith sasi të mëdha të materies, duke çliruar në të njëjtën kohë sasi të jashtëzakonshme energjie. Në këtë fazë, bërthama e galaktikës bëhet kaq e ndritshme sa errëson çdo gjë tjetër, duke tejkaluar ndriçimin e gjithë galaktikës me qindra apo mijëra herë.

Autorët shpjegojnë se është shumë e vështirë të arrish të vrojtosh quasar kaq antike, sepse janë të rralla, por rezultati aktual është vetëm maja e ajsbergut, pasi Euclid do të ndihmojë mjaft shkencën, një mision mjaft i ri, por po aq i suksesshëm deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco