Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

Njihuni me ekipin që po rikrijon udhëtimin epik të Çarl Darvinit

Njihuni me ekipin që po rikrijon udhëtimin epik të Çarl Darvinit

13:33, 08/01/2024
A+ Aa A-

Ankoruar në portin e Stanley-t të Atlantikut Jugor, në Ishujt Falkland, anija e pazakontë Oosterschelde po bën një udhëtim shumë të veçantë. Anija me vela 106-vjeçare me tre shtylla "Oosterschelde" është në një udhëtim dy vjeçar duke ndjekur gjurmët e natyralistit britanik Charles Darwin, 200 vite më vonë.

Oosterschelde u nis nga Plymouth në Angli gushtin e kaluar dhe po udhëton një version të thjeshtuar të rrugës së Darvinit, nga Anglia në Australi. Anija do ankorohet në 32 porte anembanë botës, duke përfshirë vendndodhjet kryesore që Darvini vizitoi, si Ishujt Galapagos dhe Ishujt Falkland; misioni i saj - të fuqizojë konservatorët e rinj.

"Darwin200 Global Voyage" u bashkëthemelua nga Stewart McPherson, një gjeograf britanik dhe shkrimtar i historisë natyrore, i frymëzuar nga një takim mbi 10 vjet më parë me Fred Burton, një konservator në Ishujt Kajman, i cili nxiti një projekt për të shpëtuar specien e iguanës blu.

“Ai refuzoi ta linte të binte nga shkëmbi i zhdukjes dhe e shpëtoi vetëm këtë kafshë të mahnitshme”, tha McPherson. "Kjo dëshmon se ... është në fuqinë tonë të shpëtojmë shumë prej këtyre specieve të pabesueshme."

“Unë e kam dashur gjithmonë Çarls Darvinin dhe punën e tij, dhe padyshim që Darvini ndryshoi botën me mendjen e tij… Mesazhi kryesor i Darwin200 është se nuk është tepër vonë.

Është ende në fuqinë tonë për të ndryshuar botën e së nesërmes për mirë”, shtoi McPherson.

Udhëheqësit e Darvinit

Anija mbart një ekip të specializuar prej tetë persona duke përfshirë një ornitolog, edukator shkencor, biolog detar dhe një gazetar, dhe shtatë anëtarë të tjerë të ekuipazhit duke përfshirë marinarë.

Të bashkuar me ekuipazhin ndërsa ata janë në çdo port janë grupe të "Darwin Leaders", të zgjedhur për pasionin e tyre për ruajtjen e natyrës dhe përpjekjet për të mbrojtur planetin.ImageAnija u nis nga Plymouth, Angli, në gusht 2023

“Ne i bashkojmë ata me një projekt të mrekullueshëm të ruajtjes lokale, në të cilin ata mësojnë shumë për t'i çuar në vendet e tyre të origjinës dhe për t'i përdorur për të ardhmen,” tha McPherson.  

Joseph Roy, një udhëheqës që mbështet teorinë e Darvinit nga India, udhëtoi për në Brazil për t'iu bashkuar anijes për një javë, ndërsa ajo ishte ankoruar në Rio de Zhaneiro, në nëntor. Pasi është rritur rreth kafshëve të egra në shtetin jugor indian të Kerala. Aktualisht, ai është duke studiuar për Master në Ekologji në Universitetin e Glasgow dhe Qendrën Skoceze për Ekologji.

"Natyra e egër më qetëson dhe në një fare mënyre më mban pozitiv për botën, kështu që unë gjithmonë përpiqem të vëzhgoj natyrën sa më shumë që të mundem," tha ai. “Mendoj se shkenca është e vetmja zgjidhje që mund të zgjidhë çdo problem në planet.”

Projekti i ruajtjes së Roy u përqendrua në rikthimin e majmunëve ulëritës në pyllin Tijuca, në malet e Rio de Janeiro. Në fund të fundit, ai synon të zbatojë njohuritë dhe hulumtimet nga projekti në punën e tij për rikthimin e specieve të makakut me bisht luani në Indi. Sipas Roy, vetëm 3,000 individë kanë mbetur në të egra.

“Përgjithësisht jam kurioz për gjithçka… [kështu që] përpiqem të flas me të gjithë për atë që janë pjesmarrës” tha Roy. "Nga mënyra se si ata edukuan [majmunët ulëritës] deri në mënyrën se si ata monitorojnë shëndetin e tyre ... përpiqem të mbledh sa më shumë njohuri [sa të mundem për t'i marrë në shtëpi]."

ImageUdhëheqësi i Darvinit, Joseph Roy, dëshiron të zbatojë atë që mëson nga nisma Darwin200 për të rifutur speciet e makakut me bisht luani në Indi.

Për Dr. Sarah Darwin, një studiuese në Muzeun e Historisë Natyrore të Berlinit, stërmbesa e Charles Darwin dhe mbështetëse kryesore e Darwin200, projekti ofron shpresë për një të ardhme më pozitive për planetin.

“Çdo lider i Darvinit sjell aftësi të ndryshme dhe ata do të marrin atë që u nevojitet”, tha ajo për CNN. “[Ka të bëjë me] të jesh pjesë e një rrjeti dhe t'u japësh atyre aftësi në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të ndiejnë se nuk janë vetëm, se ka njerëz të tjerë që thonë: 'Hej, çfarë po bën dhe çfarë dëshiron të bësh është absolutisht e shkëlqyer dhe ne jemi këtu për të bërë gjithçka që mundemi për t'ju mbështetur.'”

Por nisma synon të frymëzojë shumë më tepër njerëz sesa thjesht 200 udhëheqësit e Darvinit. Një sërë aktivitetesh informimi falas, të quajtura "klasa më emocionuese në botë", ofrohen gjatë udhëtimit për studentët, mësuesit dhe individët anembanë botës, që synojnë të nxisin kuriozitetin dhe pasionin për të mësuar. Kjo përfshin eksperimente interaktive në internet, leksione të drejtpërdrejta dhe intervista me konservatorë dhe ekspertë të jetës së egër.

McPherson shpreson se këto aktivitete, së bashku me vetë projektin, do të fuqizojnë liderët e rinj për të nxitur ndryshimin, duke krijuar një "efekt valëzues" që, ashtu si puna e Darvinit, do të ndihet për dekadat e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco