500 milionë vjet më parë krijesa të çuditshme nisën të shfaqeshin në tokë, sipas studiuesve që besojnë se ‘dinë arsyen’

500 milionë vjet më parë krijesa të çuditshme nisën të shfaqeshin në tokë, sipas studiuesve që besojnë se ‘dinë arsyen’

12:00, 08/05/2024
A+ Aa A-

Fusha magnetike e tokës luan një rol të rëndësishëm në mbështejen e jetës në planetin tonë, duke krijuar një flluskë atmosferike që na mbron nga rrezatimi diellor, erërat apo rreze të tjera që mund të sjelin ndryshime drastike të temperaturës, shkruan rrjeti CNN.

Por studiuesit thonë se kanë llogaritur një “thuajse dështim të fushës magnetike të tokës rreth 591 milionë vjet më parë” dhe çuditërisht kjo mund të ketë luajtur një rol në lulëzimin e formave të reja komplekse të jetës.

“Përgjithësisht kjo fushë është protektive, pasi sikur të mos ishte ajo, toka do të ishte fshirë nga stuhitë kozmike apo diellore”, thotë John Tarduno, profesor gjeofizike në Universitin e Rochester në New York dhe autor kryesor i dokumentit.

Image

“Por në epokën Ediacaran-e (100 milionë vjet më parë), ndodhi një periudhë interesante në historinë e fushës magnetike kur ajo thuajse u shua, pas miliarda vjetësh në veprim”.

Deklaratat e studiuesit janë publikuar kësaj jave në revistën Communications Earth & Environment dhe duket se përputhen me epokën kur besohet se në tokë nisën te shfaqeshin krijesat më të komplikuara në fundin e oqeanit, kur aty nisi të rritej përqindja e oksigjenit.

Para kësaj përiudhe jeta besohet se ishte kryesisht njëqelizore por rritja e masës së oksigjenit solli zhvillimin e gjallesave më komplekse dhe ndoshta atyre që njohim ne sot.

Intensiteti i fushës magnetike të tokës njihet që ndryshon herë pas here, çka studiuesit kanë llogaritur prej kristaleve të gjetura në shkëmbinj.

Prova e parë e dobësimit të fushës magnetike të tokës erdhi në një studim të vitit 2019 të disa shkëmbinjve që sipas studiuesve ishin 565 milionë vjeçare në Quebec, që sugjeronin se fusha magnetike është 10 herë më e dobët asokohe.

Grupet kanë ekzaminuar gjithashtu shkëmbinj nga Amerika Latine dhe Afrika e Jugut, dhe kanë zbuluar se deri para 2 miliardë vjetësh fusha magnetike ishte e fortë po aq sa dhe sot.

Image

Por ndryshe nga tani, Tarduno thotë se shumica e tokës ishte e lëngshme dhe jo solide, çka sërish influenconte masën e gjenerimit të fushës së saj magnetike.

Lindja e krijesave komplekse në fundin e oqeaneve solli dhe përpjeken e tyre për të dalë në sipërfaqe, pasi kafshët me trup më kompleks kanë nevojë për më shumë oksigjen, thotë  Tarduno.

Normalisht shtimi i masës së oksigjenit i atribuohet organizmave me fotosintezë, si cianobakteriet që prodhojnë oksigjen, por studimet e reja avancojnë hipotezën e humbjes së oksigjenit në hapësirë në rastin e dobësimit të fushës magnetike të tokës.

Tarduno shton se procese të shumëfishta mund të kenë ndodhur njëherësh.

Peter Driscoll, studiues i Carnegie Institution në Uashington, thotë se pranon ne përgjithësi zbulimet e studimit, përveç pretendimit se dobësimi i fushës magnetike ka ndikuar në masën e oksigjenit dhe evolucionin biologjik.

“Është e vështirë të vlerësoj vërtetësinë e këtij pretendimi pasi kjo influencë nuk është arritur të studiohet deri tani dhe nuk kuptohet mirë”, tha ai në një përgjigje me email.

Por Tarduno insistonte se hipotesa e tij është “solide” edhe pse nevojiten dekada për të provuar lidhjen shkak-pasojë për gjallesat e panjohura që jetonin asokohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco