Mbi 140 metra e gjatë, francezët bëjnë ‘bagetën’ më të madhe në botë

Mbi 140 metra e gjatë, francezët bëjnë ‘bagetën’ më të madhe në botë

08:19, 06/05/2024
A+ Aa A-

Furrtarët francezë bënë bagetën më të madhe në botë, 140.53 metra të gjatë dhe vendosën një rekord të ri që Italia kishte mbajtur për pesë vitet e mëparshme.

Kjo bagete është 235 herë më e gjatë se një bagetë tradicionale dhe është bërë në periferi të Parisit në një ngjarje të konfederatës franceze të furrtarëve dhe pastiçerëve.

Bageta e mëparshme më e madhe u bë nga furrtarët italianë në liqenin e Komos në vitin 2019 dhe ishte 132.62 metra e gjatë, raporton Reuters.

Për të mposhtur italianët, furrtarët francezë filluan të gatuanin dhe t’i jepnin formë brumit në orën 3 të mëngjesit përpara se ta vendosnin në një furrë të ndërtuar posaçërisht me rrota.

“Gjithçka është konfirmuar, të gjithë jemi shumë të lumtur që kemi thyer këtë rekord dhe që është bërë në Francë”, tha bukëpjekësi Anthony Arigol, pasi gjyqtari i Librit të Rekordeve Guinness konfirmoi se kjo është bageta më e madhe në botë.

Një pjesë e bagetë, të paktën pesë centimetra e trashë, u pre dhe u shpërnda në publik, ndërsa pjesa tjetër iu dha të pastrehëve.

Baguette tradicionale franceze, sipas rregulloreve zyrtare, duhet të jetë rreth 60 centimetra e gjatë, e bërë vetëm nga miell gruri, ujë, kripë dhe maja dhe peshon rreth 250 gram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco