Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Krizë gjithandej: 50 çifte afgane martohen krejt bashkë për t’i ulur shpenzimet

Krizë gjithandej: 50 çifte afgane martohen krejt bashkë për t’i ulur shpenzimet

11:02, 26/12/2023
A+ Aa A-

Një ceremoni masive e martesës së 50 çifteve është organizuar në Afganistan.

Ceremoni të tilla janë bërë të zakonshme, përderisa çiftet me të ardhura të ulëta po synojnë që ta shmangin koston e lartë të martesës tradicionale, raporton televizioni BBC.

Nuset e ardhshme u mbajtën në një pjesë të ndarë të sallës. Ato u shfaqën vetëm pas drekës, thanë mediat lokale.

Ngjarja e mbajtur në Kabul u organizua nga një organizatë bamirëse, e cila u dhuroi çifteve të reja edhe gjëra të ndryshme, përfshirë nga një qilim e pajisje amvisërie për ta nisur jetën e tyre të re martesore.

Një zyrtar i Ministrisë për Promovimin e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve foli në këtë ceremoni. Përderisa u cituan pjesë nga Kurani, vallëzimi dhe muzika mbeten praktikisht të ndaluara nga talibanët që nga rikthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021.

Dhëndurët e nuset pastaj u larguan me vetura të zbukuruara me fjongo të gjelbra e trëndafila të plastikës në formë zemrash.

Roohullah Rezayi, 18 vjeç, i tha agjencisë AFP se nuk do të mund ta përballonte financiarisht martesën e ndarë nga çiftet e tjera.

“Një martesë tradicionale do të kushtonte të paktën 200 mijë deri në 250 mijë afganë (2.800 deri në 3.600 dollarë), por kësaj radhe do të kushtojë nga 10 mijë deri në 15 mijë afganë”- tha ai.

“Ftuam 35 persona nga dy familjet tona, ndryshe do të ishte nga 300 deri në 400”- shtoi i riu afgan, i cili fiton rreth 350 afganë [valutë në Afganistan] në ditë, raporton agjencia AFP.

Disa nga dhëndurët e rinj e kishin pritur gjatë këtë ditë. “E kam pritur këtë ditë tre vjet”- tha Samiullah Zamani, 23 vjeç, nga provinca e Kabulit. “S’po më pritet që ta shoh [nusen]”- shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco