Zbuloi se e tradhtoi me mbesën e saj 15-vjeçare, gruaja i pret organin gjenital bashkëshortit

Zbuloi se e tradhtoi me mbesën e saj 15-vjeçare, gruaja i pret organin gjenital bashkëshortit

09:35, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Brazil, ku hakmarrja e një gruaje është shëndërruar në një ngjarje shumë të dhimbshme për bashkëshortin e saj.

E bindur se bashkëshorti e kishte tradhtuar me mbesën e saj të mitur, gruaja 34-vjeçare i ka prerë penisin dhe ia ka hedhur në tualet.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Atibaia, 65 km nga Sao Paulo. Pasi kreu aktin e rëndë 34-vjeçarja shkoi në komisariatin më të afërt së bashku me vëllain e saj dhe rrëfeu krimin.

“Mirëmbrëma, kam ardhur të dorëzohem se sapo i kam prerë penisin burrit”, ka treguar gruaja sipas mediave braziliane.

Gruaja rrëfeu në komisariat se krimin e kreu në shenjë hakmarrjeje. Sipas dëshmisë ajo e ka joshur bashkëshortin dhe më pas e ka lidhur teksa ishte pa rroba në trup, duke ia prerë organin gjenital me një brisk.

“E fotografoi organin gjenital me celular, më pas e hodhi në WC dhe shtypi ujin”, raportojnë mediat braziliane.

Vëllai i gruas, i cili jeton pranë banesës së çiftit, dëgjoi burrin duke bërtitur për ndihmë dhe e shoqëroi atë në një spital në Cerejeiras për trajtim mjekësor.

Gruaja është marrë në pyetje dhe është lënë e lirë pasi është paraqitur vetë në polici, por rasti është regjistruar në komisariatin e Atibaias si tentativë për vrasje.

Sakaq, bashkëshorti i saj 39-vjeçar është shtruar në spital. Sa i përket tradhtisë së tij, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën 15-vjeçare të bashkëshortes, në shtëpinë e çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco