Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Përdoret gjerësisht në kuzhinë, Australia ndalon përdorimin e gurit artificial të projektuar: Shkakton sëmundje vdekjeprurëse

Përdoret gjerësisht në kuzhinë, Australia ndalon përdorimin e gurit artificial të projektuar: Shkakton sëmundje vdekjeprurëse

09:37, 22/12/2023
A+ Aa A-

Australia ka ndaluar përdorimin, furnizimin dhe prodhimin e gurit artificial të projektuar, duke e konsideruar të rrezikshëm për shëndetin. Ndalimi do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa materiali ka përdorim të gjerë në kuzhinë dhe në tualete. Masa vjen pas një fushate shumëvjeçare, të drejtuar nga mjekë dhe sindikata.

Ky material, kur pritet lëshon pluhur të imët silicë që është zbuluar se shkakton sëmundje vdekjeprurëse dhe kancer. Qeveria federale ka vendosur gjithashtu një ndalim doganor për gurët artificial të projektuar, duke ndaluar në mënyrë efektive importimin e produktit.

Ndihmëssekretari i Këshillit Australian të Sindikatave, Liam O'Brien, tha se Australia duket se kishte marrë mësimin e saj me asbestozën, sëmundje kronike e mushkërive

"Australia ka një trashëgimi mjaft të tmerrshme me asbestozën, kështu që unë mendoj se ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh nëse nuk ndërmarrim veprime herët," tha ai.

Tashmë ka filluar të ketë një reflektim edhe në SHBA, ku O'Brien po punon me homologët e tij, Federatën Amerikane të Punës, teksa kanë dalë kërkime të mëtejshme rreth rreziqeve shëndetësore të gurit artificial të projektuar.

Studimi më i madh amerikan mbi materialin, i lëshuar në korrik, zbuloi se asbestoza u ka marrë jetën disa gurgdhendësve, kryesisht të rinj latinë në Kaliforni, që kur rasti i parë u zbulua në Teksas në 2015.

Midis 2010 dhe 2018, më pak se pesë raste u raportuan çdo vit në Kaliforni. Në vitin 2022, kishte më shumë se 20 raste. Kjo ka bërë që rregullatori shtetëror i sigurisë në vendin e punës të hartojë mbrojtje emergjente, ndërsa qarku i Los Angeles po shqyrton ndalimin.

Sheiphali Gandhi, një asistent profesor i mjekësisë nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, bashkëautor i studimit, tha se kërkimi ishte "maja e ajsbergut" e çështjes në SHBA.

"Përllogaritja jonë më e mirë e bazuar në të dhënat në SHBA dhe Australi është se ndoshta 15 deri në 20% e njerëzve që punojnë në këtë fushë kanë asbestozë ose do ta zhvillojnë atë," tha ai.

Ky material ka mori një përdorim të gjerë rreth mesit të viteve 2000 si një alternativë më e lirë dhe më e qëndrueshme ndaj mermerit dhe granitit. Tashmë në Australi, bizneseve i është kërkuar që të fillojnë edhe të heqin këtë material nga shitja./ The Guardian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco