Zbulohet pas 2 mijë vitesh rruga antike në Skoci

Zbulohet pas 2 mijë vitesh rruga antike në Skoci

10:19, 23/11/2023
A+ Aa A-

Zbulohet një rrugë antike që përshkon të gjithë Skocinë e ndërtuar nga perandoria romake. Pas 2 mijë vitesh arkeologët kanë nxjerrë në dritë një mrekulli të inxhinierisë antike, e ndërtuar nga legjionarët dhe e konsideruar një ndër rrugët me të rëndësishme të komunikimit të historisë skoceze.

Sipas grupit të punës, ka qenë gjenerali roman Giulio Agricola që në shekullin e Parë të Erës Sonë, penetroi në tributë luftëtare që popullonin Skocinë në atë kohë dhe kjo rrugë, shërbeu për shekuj e shekuj si nyje lidhëse edhe me Anglinë, dhe ishte vetëm një ndër veprat infrastrukturore që Roma e madhe ndërtoi.

Projektimi i këtyre rrugëve i dorëzohej specialistëve të antikitetit romak, që kishin mënyra shumë efikase të përllogaritjeve dhe ndërtimit të tyre me saktësi e cilësi të lartë, duke lënë pas për njerëzimin në trashëgimi vepra që rezistojnë ende sot, duke sfiduar gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco