Infektimet nga kafshët te njeriu mund të shkaktojnë 12 herë më shumë vdekje deri në vitin 2050

Infektimet nga kafshët te njeriu mund të shkaktojnë 12 herë më shumë vdekje deri në vitin 2050

11:17, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një studim i fundit paralajmëron se infektimet nga kafshët te njeriu, të njohura si sëmundjet zoonotike, mund të përshkallëzohen në mënyrë dramatike deri në vitin 2050, duke shkaktuar 12 herë më shumë vdekje në krahasim me vitin 2020. Studimi i publikuar në BMJ Global Health, i kryer nga studiues të kompanisë bioteknike Ginkgo Bioworks, analizoi afërsisht gjashtë dekada të dhëna epidemiologjike. Ata zbuluan një model shqetësues të rritjes së epidemive, duke theksuar se numri i vdekjeve të raportuara është rritur me një normë prej 8.7% në vit.

Studimi u fokusua në katër lloje të patogjenëve zoonotikë, duke përfshirë Filoviruset, SARS Coronavirus 1, virusin Nipah dhe virusin Machupo. Studiuesit identifikuan 75 raste të përhapjes në 24 vende, duke shkaktuar në mbi 17,000 vdekje, kryesisht nga filoviruset në Afrikë. Megjithatë, vlerësimet e studimit konsiderohen konservatore, pasi ato nuk kanë marrë parasysh pandeminë COVID-19, e cila ka pasur një ndikim dukshëm më të madh se ngjarjet e tjera.

Studiuesit theksuan domosdoshmërinë për veprime të menjëhershme për rrezikun në rritje të shëndetit global, pasi ata vëzhguan një prirje shumë dekadash që tregon një rritje si në frekuencën ashtu edhe në shkallën e epidemive të shkaktuara.

Pavarësisht programeve të ndryshme të propozuara të mbikëqyrjes dhe strategjive për zbutjen e rrezikut pandemik, autorët theksuan nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse për të mbështetur gatishmërinë ndaj pandemisë. Ata theksuan se kërcënimi në rritje ndaj shëndetit global kërkon vëmendje urgjente dhe masa proaktive për të zbutur ndikimin e mundshëm të këtyre sëmundjeve zoonotike./SYRI.net

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco