Tempulli i pabesueshëm indian me kollona që nuk prekin tokën dëshmon misterin e teknikat e ndërtuesve të lashtë

Tempulli i pabesueshëm indian me kollona që nuk prekin tokën dëshmon misterin e teknikat e ndërtuesve të lashtë

11:12, 08/11/2023
A+ Aa A-

India, ashtu si dhe vende të tjera të Azisë e botës, është e mbushur me tempuj të lashtë me ornamente e skulptura të pabesueshme, që për nga preçizioni e teknologjia edhe sot nuk kanë një shpjegim të saktë për teknikat e përdorura.

I tillë është tempulli Lepakshi, një vend me rëndësi shpirtërore e turistike, ku një prej kolonave ornamentale qëndron në ajër pa prekur tokën.

I ndërtuar diku rreth shekullit të 16-të tempulli mbetet në gjendje të mirë dhe është kthyer në një vend pelegrinazhi për hyjninë hindu Shiva.

Kollona e saj e Varur është një bllok gjigant graniti që nuk prej tokën dhe me të drejtë konsiderohet si një mrekulli, aq sa është kthyer në një bestytni kalimi sendeve ose dorës poshtë tij ‘për të sjellë fat’.

Simbole të tilla të teknologjisë së lashtë të pashpjegueshme gjenden gjithashtu në tempullin Chennakesava, kollonat e të cilit janë konfirmuar të kenë pjesë rrotulluese që nuk dihet se për çfarë shërbenin apo me çfarë teknologjie janë ndërtuar.

Kollonat super-ornamentale të Chennakesava duken si prej metali por nga afër kuptohet që janë gur i gdhendur.

Zyrtarët e arkeologjisë në Indi kanë konfirmuar se kollonat e ndërtuara rreth 900 vjet më parë kanë pjesë të pashpjegueshme rrotulluese, që sipas tyre ndaluan së rrotulluari rreth 300 vjet më parë.

Në tempull shikon gdhendje të detajuara figurash të Zotave madje dhe modele në miniaturë të vetë objekteve të tempullit.

Gdhendjet e figurave janë thuajse të pavarura nga njëra-tjetra dhe shumë studiues vrasin mendjen për këto teknika të lashta gdhendjeje, në një përzierje të pakuptueshme të teknologjisë dhe bukurisë artistike, thotë komentuesi në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco