Menuja e rrallë e klasit të parë të Titanikut do të dalë në ankand

Menuja e rrallë e klasit të parë të Titanikut do të dalë në ankand

10:20, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një menu e rrallë e klasit të parë nga Titaniku pritet të arrijë deri në 86,000 dollarë kur të dalë në shitje në një ankand mes relikeve të lidhura me anijen më të famshme të të gjitha kohërave.

Me disa germa pjesërisht të fshira, ka të ngjarë që kjo meny të ketë përfunduar në Atlantikun e Veriut për një kohë kur Titaniku u fundos në orët e para të 15 prillit 1912, shtëpia britanike e ankandeve Henry Aldridge and Son Ltd.

Menuja e shpëtuar përfundimisht detajon darkën e parë në bord pasi Titaniku nisi lundrimin nga Queenstown, Belfast dhe zbulon pasurinë që do të kishin përjetuar pasagjerët e klasit të parë të anijes.

Opsionet e darkës atë natën e 11 prillit përfshinin goca deti, fileto viçi me krem ​​rike dhe pure me majdanoz, me ëmbëlsira duke përfshirë tortë me kajsi dhe puding Victoria.

Duket se nuk ka shembuj të tjerë të menusë së klasit të parë për atë natë, zbuloi shtëpia e ankandeve pasi u konsultua me muzetë dhe koleksionet e Titanikut.

Artikuj të tjerë në ankand ofrojnë një vështrim të shkurtër në jetën e 2223 pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e Titanikut, prej të cilëve vetëm 706 mbijetuan./CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco