Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

ESA zbulon pamjet e para mahnitëse të teleskopit Euklid që tregojnë universin siç nuk e keni parë kurrë.

ESA zbulon pamjet e para mahnitëse të teleskopit Euklid që tregojnë universin siç nuk e keni parë kurrë.

19:35, 07/11/2023
A+ Aa A-

Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) ka zbuluar së fundmi imazhe mahnitëse të kapura nga teleskopi i saj Euklid, duke ofruar pamje të paprecedentë të galaktikave të largëta që nuk janë parë kurrë më parë.

I nisur në korrik nëpërmjet një rakete SpaceX, teleskopi, i pozicionuar 1.5 milion km larg, ka nisur misionin e tij për të gërmuar në misteret e "universit të errët", duke ekzaminuar ndikimet e materies së zezë dhe energjisë së zezë në evolucionin e universit.

Image

I quajtur si matematikani i lashtë grek, Euklidi synon të ndërtojë hartën më të gjerë kozmike 3D deri më sot duke vëzhguar miliarda galaktika duke përdorur sensorë infra të kuq. Kapacitetet e tij të jashtëzakonshme për marrjen e imazheve, pajisur me detektorët infra të kuq të NASA-s, kanë ofruar imazhe të qarta dhe të detajuara, duke zbuluar tipare të panjohura më parë në zona të njohura kozmike. Imazhet përfshijnë një pamje mahnitëse të grupit Perseus, duke shfaqur 1000 galaktika brenda grupit dhe mbi 100,000 galaktika të tjera të largëta.

Image

Këto vëzhgime janë thelbësore për të kuptuar rolin e materies së errët në formimin e grupimeve të galaktikave. Eksplorimi i Euklidit ka zbuluar "Galaktikën e fshehur", duke ofruar njohuri mbi yjet brenda kësaj galaktike, që i ngjan Rrugës sonë të Qumështit.

ESA mbetet optimiste lidhur me potencialin e Euklidit për të zhbllokuar informacione vendimtare rreth universit që të të kuptojmë më mirë elementet e tij enigmatike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco