Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Popullsia e Japonisë: Një në 10 persona tani është 80 vjeç e lart

Popullsia e Japonisë: Një në 10 persona tani është 80 vjeç e lart

15:09, 23/10/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë në histori, më shumë se një në 10 persona në Japoni është 80 vjeç e lart.

Të dhënat kombëtare tregojnë gjithashtu se 29.1% e popullsisë 125 milionëshe është e moshës 65 vjeç e lart, një rekord.

Japonia ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë dhe ka luftuar prej kohësh se si të kujdeset për popullsinë e saj të plakur.

Ajo ka popullsinë më të vjetër në botë, e matur me përqindjen e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, thonë Kombet e Bashkuara.

Ky raport është 24.5% në Itali dhe 23.6% në Finlandë, të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në Japoni, personat e moshës mbi 65 vjeç pritet të përbëjnë 34.8% të popullsisë deri në vitin 2040, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Popullsinë dhe Sigurimet Shoqërore.

Shkalla e punësimit të të moshuarve në vend është ndër më të lartat në ekonomitë kryesore, punëtorët e moshës 65 vjeç ose më shumë përbëjnë më shumë se 13% të fuqisë punëtore kombëtare.

Por kjo ka bërë pak për të lehtësuar barrën e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore të vendit.

Japonia ka miratuar një buxhet rekord për vitin e ardhshëm fiskal, pjesërisht për shkak të rritjes së kostove të sigurimeve shoqërore.

Përpjekjet për të rritur nivelet e saj të lindjeve gjithashtu kanë rezultuar me pak sukses mes kostos në rritje të jetesës dhe orëve jashtëzakonisht të gjata të punës.

Shkalla e lindjeve po ngadalësohet në shumë vende, duke përfshirë fqinjët e Japonisë, por problemi është sidomos akut në Japoni.

Vendi vlerësohet të ketë pasur më pak se 800,000 foshnja të lindura vitin e kaluar, numri më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të.

Në vitet 1970, kjo shifër ishte më shumë se dy milionë.

Kryeministri Fumio Kishida tha në janar se vendi i tij është në prag të pamundësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindshmërisë.

Megjithatë, autoritetet mbeten në mëdyshje për pranimin e punëtorëve migrantë si një zgjidhje për rënien e lindshmërisë.

Vende të tjera në Azi po përballen me sfida të ngjashme demografike.

Vitin e kaluar, popullsia e Kinës ra për herë të parë që nga viti 1961, ndërsa Koreja e Jugut ka raportuar shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco