Shkencëtarët përdorin AI për të lexuar një dorëshkrim 2000 vjeçar që u shkrua gjatë shpërthimit të Vezuvit

Shkencëtarët përdorin AI për të lexuar një dorëshkrim 2000 vjeçar që u shkrua gjatë shpërthimit të Vezuvit

16:31, 18/10/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për të zbuluar një mister 2000-vjeçar, duke deshifruar një dorëshkrim të lashtë rreth 2000 vite të lashtë të djegur nga shpërthimi i malit Vezuv. 

Kur shpërtheu në vitin 79 të e.s, qyteti i Herculaneum u zhduk në një hi vullkanik, duke marrë me vete një bibliotekë me më shumë se 1800 dorëshkrime.  

Zbulimi u njoftua nga profesori Brent Seales, një shkencëtar kompjuteri nga Universiteti i Kentakit , i cili nisi të ashtuquajturën “Sfida e Vezuvit” në mars.

Vetë dorëshkrimet janë jashtëzakonisht të brishta, kanë mbetur në tokë për 1700 vjet dhe nuk mund të shpalosen për shkak të rrezikut të shkatërrimit të tyre.

Për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të dorëshkrimeve, profesori Seales dhe ekipi i tij përdorën një skaner me rezolucion jashtëzakonisht të lartë të pjesës së brendshme të dorëshkrimeve të mbështjellë.

Ndërsa boja nuk është më e pranishme, profesor Seales beson se Inteligjenca Artificiale do të ishte në gjendje të deshifronte shenjat të lëna pas nga prania e bojës.

Duke nisur sfidën, profesor Seales lëshoi ​​mijëra imazhe 3D të doreshkrimit të mbështjellë, si dhe një program të inteligjencës artificiale që ishte trajnuar për të lexuar shkronjat në shenjat e lëna nga boja.

Dorëshkrimet janë ndër qindra të zbuluara në vitet 1750 kur arkeologët gërmuan një vilë të varrosur në Herculaneum që besohet se ishte në pronësi të Lucius Calpurnius Piso Caesoninus, vjehrri i Julius Cezarit./DailyMail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco