Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Këpucët më të vjetra në Europë gjenden në një shpellë në Spanjë

Këpucët më të vjetra në Europë gjenden në një shpellë në Spanjë

08:55, 29/09/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë identifikuar këpucët më të vjetra të Evropës, sandale të endura nga bari që mendohet se janë rreth 6000 vjeçare.

Ato ishin midis një grumbulli objektesh antike të zbuluara në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjë.

Lagështia e ulët dhe erërat e ftohta në shpellë i kanë ruajtur ato jashtëzakonisht mirë.

Studiuesit analizuan gjithashtu dhe objektet e tjera të gjendura në shpellë si shporta dhe një grup mjetesh.

Objektet "janë grupi më i vjetër dhe më i mirë i ruajtur i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore i njohur deri më tani." tha bashkautorja e studimit, María Herrero Otal.

"Diversiteti teknologjik dhe trajtimi i lëndëve të para të dokumentuara nxjerrin në pah aftësitë e komuniteteve parahistorike," shtoi ajo.

Teknikat e reja të datimit të përdorura treguan se koleksioni i 76 objekteve të gjetura në shpellë ishin më të vjetër se sa mendohej më parë.

Disa objekte në grup datojnë 9000 vjet më parë.

Sandalet që u analizuan përdorën lloje të ndryshme bari në strukturën e tyre, thanë studiuesit, por përfshinin edhe materiale të tjera si lëkurë dhe gëlqere.

Ato datojnë në periudhën neolitike, duke i bërë ato më të vjetra se këpucët prej lëkure 5500-vjeçare të zbuluara në një shpellë në Armeni në vitin 2008.

Shpella ku u gjetën sandalet 6000-vjeçare ishte Cueva de los Murciélagos, ose Shpella e Lakuriqëve, në Andaluzi, në jug-perëndim të Spanjës.

Sipas studiuesve të këtij studimi, shpella u arrit të eksplorohej për herë të parë në vitin 1831 nga një pronar toke i cili mblodhi guanon e lakuriqëve të natës, ose jashtëqitjet e përdorura për të bërë pleh.

Më pak se dy dekada më vonë, ajo u përdor nga minatorët, të cilët, duke minuar shpellën, zbuluan një galeri që mbante kufoma pjesërisht të mumifikuara, shporta, vegla druri dhe ndër të tjera - dhëmbë të derrit të egër dhe një diademë unike prej ari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco