Tre vullkane të reja zbulohen në shtratin e detit, në ngushticën e Siçilisë

Tre vullkane të reja zbulohen në shtratin e detit, në ngushticën e Siçilisë

20:49, 08/08/2023
A+ Aa A-

Tre vullkane të mëdha, të fjetur dhe rrënojat e një anije janë zbuluar në shtratin e detit të Siçilisë, në zonën detare midis Mazara del Vallo dhe Sciacca, gjatë një ekspedite shkencore të koordinuar bashkërisht nga Universiteti i Maltës dhe Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale të Triestes.

Në të njëjtën zonë, gjatë një fushate të mëparshme në vitin 2019, tashmë ishin identifikuar vullkane të tjerë të fjetur në dyshemenë e detit.

Krateret e sapo zbuluara, sipas mediave italiane janë të paktën 6 kilometra të gjerë dhe ngrihen më shumë se 150 metra mbi shtratin e detit.

Gjatë ekspeditës, e cila zgjati nga 16 korriku deri më 5 gusht, u identifikua edhe rrënoja e një anije 100 metra të gjatë dhe 17 metra të gjerë, e shtrirë në një thellësi prej 110 metrash midis ishullit vullkanik Linosa dhe Siçilisë.

Pozicioni i saj i është raportuar autoriteteve detare italiane, teksa studiuesit më pas analizuan fenomene të ndryshme hidrotermale.

Ekspedita shkencore ndërkombëtare u zhvillua në bordin e një anijeje gjermane, Meteor. Hulumtuesit, duke përdorur një zhurmues me shumë rreze, kanë eksploruar shtratin e detit në sektorë të ndryshëm të Kanalit Siçilian, ende kryesisht të panjohur, për të rindërtuar morfologjinë e tij.

Nga vullkane të ndryshme nënujore u mblodhën mostra shkëmbi si lava dhe depozitime piroklastike, të cilat do të analizohen në muajt në vijim dhe do të japin indikacione për moshën e vullkaneve dhe karakteristikat e magmës.

‘Ky informacion do të jetë thelbësor për rindërtimin e historisë gjeologjike të një prej rajoneve më komplekse të Mesdheut qendror, ku duke filluar nga rreth 4-5 milionë vjet më parë, një sistem llogoresh të thella u zhvilluan në sajë të proceseve tektonike që ne e quajmë ‘çarje’, e cila megjithatë nuk çoi në formimin e kores oqeanike’, tha studiuesja Giulia Matilde Ferrante.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco