FOTO/ Teleskopi i NASA-s, James Weeb kap në imazh një objekt misterioz në formë pikëpyetjeje

FOTO/ Teleskopi i NASA-s, James Weeb kap në imazh një objekt misterioz në formë pikëpyetjeje

12:38, 08/08/2023
A+ Aa A-

Teleskopi James Weeb i NASA-s ka kapur një imazh ku duket një objekt në formë pikëpyetjeje. Shkencëtarët kanë disa hipoteza, por natyra e objektit është ende e panjohur.

Objekti në formë pikëpyetjeje është pjesë e një sistemi yjor të quajtur Herbig Haro 46/47 ku dy yje të rinj po rrotullohen rreth njëri tjetrit të tërhequr nga graviteti. Ata po rrotullohen në konstelacionin Vela, që është rreth 1470 vite dritë larg tokës.Objekti në formë pikëpyetjeje është me një nuancë të kuqe që tregon se është më larg se yjet e tjerë në imazh. Sipas shkencëtarëve, mund të jetë një galaktikë e largët, ose ndoshta dy galaktika që po përplasen duke e bërë objektin të duket si një pikëpyetje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco