'Luftë' në Manhatan për një PlayStation falas, influenceri shkakton trazira

'Luftë' në Manhatan për një PlayStation falas, influenceri shkakton trazira

17:23, 05/08/2023
A+ Aa A-

Policia amerikane pritet të ngrejë akuza ndaj influencerit të njohur Kai Cenat pasi një event i thirrur prej tij në rrjetet sociale, ku do të shpërndante lojëra elektronike falas, shkaktoi trazira të dhunshme në Nju Jork.

Mijëra njerëz dolën orë përpara njoftimit në Union Square për të pasur mundësinë të fitonin një PlayStation 5 falas dhe menjëherë shpërthyen përplasjet fizike, ku nuk munguan gurët dhe sendet e tjera të forta.

Policia ndërhyri menjëherë duke dislokuar 1000 efektivë, ndërkohë që 60 persona u arrestuan.

Mr Cenat shkroi më herët në rrjetet sociale se kush do të ishte i pranishëm në park do të kishte mundësinë të merrte një prej 300 Play Station falas dhe duke qenë se ndiqet nga 10 milionë njerëz, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.

Njerëzit nisën të hipnin në makina dhe bllokuan hyrjet e stacioneve të trenave, ndërkohë që përplasje pati dhe me policinë, madje Mr Cenat shkroi se ndaj të pranishmëve u hodh dhe gaz lotsjellës.

Mr Cenat më pas u shoqërua në komisariat dhe u lirua një orë më vonë, ndërkohë që pritet të akuzohet rëndë për eventin që në fakt nuk kishte lejen e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco