Kafsha më e rëndë ndonjëherë? Shkencëtarët zbulojnë një balenë masive të lashtë

Kafsha më e rëndë ndonjëherë? Shkencëtarët zbulojnë një balenë masive të lashtë

10:54, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një balenë e sapo zbuluar që ka jetuar gati 40 milionë vjet më parë mund të jetë kafsha më e rëndë që ka jetuar ndonjëherë, bazuar në një skelet të pjesshëm të gjetur në Peru.

Shkencëtarët deklaruan se balena moderne blu është konsideruar prej kohësh kafsha më e madhe dhe më e rëndë ndonjëherë, duke mposhtur të gjithë dinosaurët gjigantë të së kaluarës së largët.

Por Perucetus colossus, balena kolosale nga Peruja, mund të ketë qenë edhe më e rëndë, sipas një studimi të botuar në revistën Nature.

Duke u bazuar nga disa kocka masive të gjetura në shkretëtirën peruane, një ekip ndërkombëtar studiuesish vlerësoi se kafsha kishte një masë trupore mesatare prej 180 tonësh.

Balena më e madhe blu e regjistruar ndonjëherë peshonte 190 tonë, sipas rekordeve botërore Guinness.

Por studiuesit vlerësuan se pesha e balenës së lashtë ishte midis 85 dhe 340 ton, që do të thotë se ka qenë më e madhe.

Fosili i parë i balenës së lashtë u zbulua në vitin 2010 nga Mario Urbina, një paleontolog i cili ka kaluar dekada duke kërkuar shkretëtirën në bregun jugor të Perusë.

Eshtrat u prezantuan para publikut për herë të parë gjatë një konference për shtyp në Muzeun e Historisë Natyrore në kryeqytetin peruan, ku po ekspozohen.

AFP raporton se studiuesit vlerësojnë se kafsha ishte rreth 20 metra gjatësi. Gjithsej 13 rruaza gjigante, njëra prej të cilave peshonte gati 200 kilogramë, u gjetën në vend, si dhe katër brinjë dhe një kockë tjetër.

U deshën vite dhe udhëtime të shumta për të mbledhur dhe përgatitur fosilet gjigante, madje edhe më gjatë që ekipi i studiuesve peruan dhe evropianë të konfirmonte saktësisht atë që kishin gjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco