Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Alienë dhe tuneli sekret’, çfarë fshihet pas mureve të akujt të Antarktidës?

‘Alienë dhe tuneli sekret’, çfarë fshihet pas mureve të akujt të Antarktidës?

18:30, 21/07/2023
A+ Aa A-

Në “Shqipëria Live” në Top Channel sot u fol për misteret e Antarktidës dhe se çfarë fshihej pas mureve të akujt.

Në rrjetet sociale po zien një teori e re konspirative. Bëhet fjalë për Antarktiken, kontinentin më misterioz në Tokë. Shumë konspiracionistë besojnë se pas mureve me akullnaja fshihet një pjesë e tokës ku ndodhen 27 kontinente.

Shumë video po qarkullojnë në rrjete sociale duke pretenduar se liderët e disa vendeve të fuqishme janë në dijeni të misterit që fshihet pas mureve të akullt mbi 100 metra mbi nivelin e detit.

“Teorinë e tokës së sheshtë, e kemi diskutuar. Është një mur i ndërtuar rreth e qark kontinenteve tona, mure të akullta kanë 3 dalje në ujëra matanë atij rripi të akullt. Duhet te kthehemi pas në kohë për të kuptuar se pse na sillen idetë e tokës së sheshtë. Deri në vitin 1957 në enciklopeditë botërore e kemi që toka është e rrafshët me një kupolë sipër, kështu thotë dhe gjeneza në Bibël. Po ashtu dhe Kurani. Ne kemi një marrëveshje ndërkombëtare ku mbyllen teoritë e mundësisë së interpretimeve të shteteve për formën e Tokës apo për Tokat përtej akullnajave. Traktatin e Antarktikut e ka forcuar Britania e Madhe. Mund të depërtosh me 3 anije në këto porta të akullnajave. Nuk ke shanse të nisesh nga Lindja për të shkuar në Amerikë,” tha konspiracionisti Aranit Sllamniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco