Zbulohet hekurudha naziste, mendohet se të çon në thesarin e vjedhur nga Hitleri

Zbulohet hekurudha naziste, mendohet se të çon në thesarin e vjedhur nga Hitleri

19:40, 10/06/2023
A+ Aa A-

Të apasionuarit pas historisë bëjnë me dije se mendojnë te kenë gjetur vendin e fshehtë të “Dhomës së Qelibarit”, pasi zbuluan një hekurudhë dhe vagonë në një ish-bunker nazist në Poloni.

Shoqata Historike dhe Hulumtuese “Jaćwież” hasi në zbulimin e befasishëm gjatë gërmimit në kompleksin e bunkerit “Mamerki” në Poloninë veriore.

Binarët e hekurudhës së ngushtë u zbuluan 5 metra nën sipërfaqe, në një zonë që kohët e fundit ishte pastruar nga pemët.

Kompleksi ishte selia e Komandës Supreme të Ushtrisë Gjermane të Hitlerit dhe ndodhet vetëm disa kilometra larg bunkerit “Strofka e Ujkut”.

Edhe pse dihej se një linjë hekurudhore shkonte nga Mamerki në “Strofkën e Ujkut”, nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar që tregonte se ajo shtrihej brenda vetë kompleksit.

“Kjo është një surprizë e madhe pasi ne nuk e dinim që kishte një hekurudhë brenda kompleksit. A mund të jetë treni i artë me dhomën e qelibarit? Do ta marrim vesh së shpejti”, u shpreh Bartlomiej Plebańczyk nga muzeu Mamerki.

Dhoma e krijuar për carin Pjetri i Madh në shekullin e 18-të, e përbërë pikërisht nga 6 tonelata qelibar të gdhendur mjeshtërisht dhe dekorime floriri, u çmontua nga forcat naziste që kishin pushtuar vendin dhe u transportuan në Koninsberg, që sot është enklava ruse e Kaliningradit, ku u ekspozua publikisht. 

Por, menjëherë pas përfundimit të luftës, elementet e dhomës u zhdukën pothuajse tërësisht, edhe pse disa copëza janë gjetur në Gjermani gjatë viteve ’90. Një kopje e “Dhomës së Qelibarit” u krijua në Shën Pjetërburg në vitin 2003, pas disa dekadash punimesh.

Për dekada, “gjuetarët” e thesareve kanë kërkuar Europën për pasuritë e humbura, por pa rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco