Ja pse 99% e breshkave të detit tani lindin femra, sipas shkencëtarëve

Ja pse 99% e breshkave të detit tani lindin femra, sipas shkencëtarëve

14:48, 04/08/2022
A+ Aa A-

Breshkat e detit në Florida, SHBA po përballen me një problem unik të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike: valët e fundit të të nxehtit kanë bërë që rëra në disa plazhe të bëhet aq e nxehtë sa pothuajse çdo breshkë e lindur ishte femër.

"Gjëja e frikshme është se katër verat e fundit në Florida kanë qenë verat më të nxehta në histori," tha Bette Zirkelbach, menaxhere e Spitalit të breshkave në Marathon, një qytet në Florida Keys, i cili është një varg ishujsh tropikal.

Ky trend është vetëm një nga shenjat e shumta që kriza klimatike po ndërhyn në ekosistemet natyrore të Tokës.

Kur një breshkë femër gërmon një fole në një plazh, temperatura e rërës përcakton seksin e të vegjëlve. 

Zirkelbach tha se një studim australian tregoi statistika të ngjashme – “99% e foshnjave të reja të breshkave të detit janë femra”.

Në vend të përcaktimit të seksit gjatë fekondimit, gjinia e breshkave të detit dhe aligatorëve varet nga temperatura e vezëve në zhvillim, sipas Administratës Kombëtare Oqeanografike të Atmosferës (NOAA).

Nëse vezët e një breshke inkubohen nën (27.7 Celsius), të lindurit do të jenë meshkuj, ndërsa nëse inkubohen mbi (31 C), ato do të jenë femra, sipas faqes së internetit të Shërbimit Kombëtar të Oqeanit të NOAA.

"Me kalimin e viteve, ju do të shihni një rënie të mprehtë në popullsinë e tyre, sepse ne thjesht nuk kemi diversitetin gjenetik," tha Melissa Rosales Rodriguez, një kujdestare e breshkave të detit në spitalin e breshkave të hapur së fundmi në kopshtin zoologjik të Miami. 

"Ne nuk kemi raportin mashkull-femër që nevojitet për të pasur mundësi të kemi seanca të mbarështimit të suksesshëm."

Me klimën që ndikon në të ardhmen e breshkave dhe sëmundja është kaq e përhapur, Zirkelbach sheh nevojën për të shpëtuar çdo breshkë që mundet dhe për të hapur më shumë qendra rehabilitimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco