Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO/ Një lloj i rrallë galaktike, teleskopi i fuqishëm sjell pamjet e reja nga hapsira

FOTO/ Një lloj i rrallë galaktike, teleskopi i fuqishëm sjell pamjet e reja nga hapsira

08:55, 03/08/2022
A+ Aa A-

Teleskopi Hapësinor James Webb ka arritur të kapë pamjet përmes pluhurit kozmik për të zbuluar detaje të reja dhe një imazh mahnitës të një lloji të rrallë galaktike.

Imazhi i fundit i teleskopit hapësinor tregon galaktikën Cartëheel, një galaktikë unazore e vendosur 500 milionë vite dritë larg që u formua kur një galaktikë e madhe spirale dhe një galaktikë e vogël kur u përplasën dhunshëm.

Kur galaktikat përplasen, ato mund të ndryshojnë në formë dhe strukturë. Në galaktikën Cartëheel, e cila duket paksa si një rrotë vagoni, një unazë shumëngjyrëshe rrethon një unazë të brendshme edhe më të ndritshme dhe që të dyja zgjerohen, siç përshkruhet në imazhin e Webb.

Këto karakteristika janë arsyeja pse shkencëtarët e kategorizojnë Cartwheel si një galaktikë unazore, e cila është shumë më pak e zakonshme se galaktikat spirale.

Astronomët kanë mbledhur njohuri të reja rreth yjeve individualë dhe formimit të yjeve brenda galaktikës kaotike, si dhe vrimës së zezë në qendrën galaktike, si rezultat i aftësive të Webb.

Imazhi i ri zbulon më shumë se si ka evoluar galaktika gjatë miliarda viteve.

Mes pluhurit të nxehtë në unazën e brendshme të ndritshme, grupe të reja gjigante yjesh po formohen, tregon imazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco