FOTO/ Hoteli i parë në botë, ku çdo gjë është prej ari

FOTO/ Hoteli i parë në botë, ku çdo gjë është prej ari

09:05, 20/11/2020
A+ Aa A-

Ky është hoteli i parë në botë, i veshur në ar në të gjithë pajisjet dhe aksesorët e tij.

‘Dolce Hanoi’ në kryeqytetin e Vietnamit nevojiti 11 vjet për t’u ndërtuar dhe është i gjithi i larë në flori.

 Hoteli me pesë yje “Dolce Hanoi Golden Lake”, në pronësi të Hoa Binh Group dhe menaxhuar nga Ëyndham Hotels & Resorts, ndodhet në Hanoi në Vietnam.

Projekti ka kushtuar rreth 160 milion £ për t'u ndërtuar. E quajtur si "Hoteli më luksoz në Azinë Juglindore", prona me 5 yje ka një super pamje, por nëse futeni brenda do të mahniteni.

Ndërsa futeni brenda, do të gjeni një holl të veshur me ar, një pishinë të artë me pamje të pabesueshme dhe një banjo të stilit klasik perandorak me pajisje të veshura me ar 24K.

Hoteli është 25 katësh dhe ka gjithësej 400-dhoma, ka dhjetë apartamente duplex dhe një suitë duplex presidenciale./K.H/Syri.net./

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco