Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

Gjermania organizon koncertin e parë, eksperiment njerëzor për koronavirusin

Gjermania organizon koncertin e parë, eksperiment njerëzor për koronavirusin

15:31, 22/07/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët gjermanë po planifikojnë të mbajnë një koncert me 4000 pjesëmarrës për të studiuar se si COVID-19 përhapet në ambiente të mëdha brenda dhe si mund të organizohen evente të tilla në mënyrë të sigurtë.

Një skuadër nga Martin Luther University of Halle-Wittenberg po rekruton njerëz për një ‘eksperiment koronavirusi’ në një stadium në Leipzig me kantautorin Tim Bendzko në 22 gusht.

Pjesëmarrësit me maska do të mbajnë një pajisje në qafë që lëshon sinjale në një interval prej 5 sekondash për të treguar vendndodhjen e tyre në stadium.

Kërkuesit do të përdorin gjithashtu dezinfektantë fluorishent për të parë zonat që preken më shumë.

“Ne po mundohemi të kuptojmë nëse mund të gjejmë një rrugë të mesme midis eventeve të së shkuarës dhe ata të tanishëm që do të lejojë organizuesit të ftojnë njerëz në koncerte pa i rrezikuar ata,” u shpreh Dr Stefan Moritz, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco