Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Trendi i ri i karantinës: 'Psikologë për macet dhe qentë'

Trendi i ri i karantinës: 'Psikologë për macet dhe qentë'

08:50, 04/06/2020
A+ Aa A-
Një trend i pazakontë duket se ka rrëmbyer pronarët e kafshëve në këto kohë izolimi.
Shumë prej tyre kanë vendosur të marrin një psikolog për kafshët e tyre. 
Duke besuar se karantina po i bën qentë dhe macet të stresohen shumë pronarë kanë zgjedhur një psikolog për ta.
Kjo zgjidhje është bërë mjaft popullore në Britani. 
Zakonisht terapistët e kafshëve bëjnë takime në shtëpitë e klientëve, por për shkak të pandemisë këto takime jnë zëvendësuar me video konferenca.
Një grua tregon për eksperiencën e saj: "Asnjëherë nuk kisha menduar se do të merrja një psikolog për kafshët, por kur macja ime filloi të shfaqte shenja agresionë në karantinë, vendosa ta provoj."
Psikologia fillimisht kërkoi që pronarja të plotësonte një formular të detajuar me pyetje rreth maces dhe pas video konferencave ku shikon sjelljen e saj, ajo dha këshilla që duket se e ndihmuan.
Gruaja shprehet: "Tashmë macja ime nuk është më agresive, por e ëmbël si më parë."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco