Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

‘U përpoqa të fshija veten nga interneti dhe ja si shkoi’, gazetari i CNN tregon për eksperimentin e tij

‘U përpoqa të fshija veten nga interneti dhe ja si shkoi’, gazetari i CNN tregon për eksperimentin e tij

15:00, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një gazetar i CNN për departamentin e teknologjisë vendosi të ndërmerrte detyrën e vështirë dhe të fshinte çdo të dhënë personale nga internet. Ja si e përballoi ai këtë sfidë:

“Pasi kalova orë të tëra duke studiuar faqet e ndihmës ndaj klientit, duke dërguar email-e dhe duke bërë telefonata në një përpjekje të dëshpëruar, kuptova se interneti ishte një armik që nuk e mundja dot.

Ishte faqja MyLife që më shkatërroi. Ajo është një faqe që mbledh të dhëna rreth individëve, të cilat më pas mund të blihen nga ata që janë të gatshëm të paguajnë për një abonim mujor. Aty gjet ditëlindjen time, punën, ‘persona me të cilët kam marrëdhënie’, ku përfshiheshin dhe prindërit e mi, të cilët gjithashtu kishin dosjet e tyre.

Pas një telefonate shumë të gjatë dhe të lodhshme arrita ta fshija dosjen time, por duke pranuar me vete se kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. Në fund të eksperimentit tim u ndjeva edhe më keq se në fillim dhe nuk mund të mos ndihesha se kisha prekur vetëm sipërfaqen e një problemi shumë më të thellë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco