FOTO/ Shndërron kështjellën e rrënuar në një ndërtesë me vlerë 1,61 milionë $

FOTO/ Shndërron kështjellën e rrënuar në një ndërtesë me vlerë 1,61 milionë $

11:17, 07/11/2019
A+ Aa A-

Një burrë ka shndërruar një kështjellë të rrënuar 500 vjeçare të braktisur me vlerë vetëm 6,400 dollarë në një shtëpi të bukur, me vlerë 1,61 milionë dollarë.

Anton Jones iu deshën plot 15 vjet për të blerë atë që njihej në vend si Kështjella Llantëit nga këshilli i Vale e Glamorgan dhe pesë vjet të tjera për të transformuar shtëpinë mesjetare.
Nuk u përdorën vinça ose miksera çimentoje dhe të gjitha materialet u përzien dhe ndërtuan duke përdorur metoda tradicionale.

U përdor llaç gëlqereje dhe trarët e lisit të ngurtë u prenë dhe u ndërtuan në vend.

Antoni ishte magjepsur me ndërtesën që kur ishte fëmijë, ku ai luante, por gjithashtu ishte i frikësuar për rrënimin e saj.

Ai tha: "Isha shumë, shumë i mërzitur në ato ditë sepse gërmadha ishte e mbuluar tërësisht në shkurre. Ishte gjithnjë shumë zymtë. Ende mund t'i dëgjoj thonjtë që gërvishtin gurët tani kur jam duke punuar këtu."

Ai kujton se ishte një punë e vështirë dhe shumë impenjative rindërtimi i kështjellës por që në fund mundi ja vleu pasi bëri atë që kishte dëshiruar gjatë gjithë jetës së tij.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco