FOTO/ Pylli me një ndër pemët më të bukura në botë

FOTO/ Pylli me një ndër pemët më të bukura në botë

08:54, 07/11/2019
A+ Aa A-

Në pyllin Bamboo Sagano të Japonisë, në periferi të Kiotos, ka një mori pemësh dhe bimësh nga më të ndryshmet të cilat krijojnë një gjelbërim fantastik për të gjithë vizitorët që duan të shijojnë pamjet por pema e rallë dhe e veçantë është ajo e bambusë.

Në këtë pyll është më se e zakonshme të shikosh një mori turistash që vazhdimisht shkrepin fotografi dhe video të cilat i kanë më pas kujtim nga ky vend i mrekullueshëm.

Nëse ndonjëherë keni klikuar në një shkrim ku renditen "vendet për të parë para se të vdisni" ose një listë të pyjeve më të bukura në botë, shanset janë të keni parë një foto të Sagano.

E vendosur në rrethin e mrekullueshëm Arashiyama të Kiotos perëndimore, popullariteti i pyllit Bamboo Sagano është zgjeruar vitet e fundit, dhe përkon me rritjen e ardhjeve të përgjithshme të turizmit në Japoni.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco