Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ E pushojnë nga puna, por nuk ‘shkulet’ nga kompania

FOTO/ E pushojnë nga puna, por nuk ‘shkulet’ nga kompania

15:20, 26/03/2019
A+ Aa A-

Një malazez ka protestuar në mënyrë shumë të çuditshme pas shkarkimit nga puna prej gjigantit të naftës Chevron Malaysia Limited (Caltex), duke qëndruar në dyshemenë e selisë së tyre.

Fadzilah Abdul Hamid ka punuar si operator i stacioneve të furnizimit Caltex për 17 vitet e fundit në dy pozicione në Kelana Jaya dhe Kampung Subang, derisa ai u njoftua për një paralajmërim të papritur duke e urdhëruar atë të largohet nga të dy pozicionet brenda 30 ditësh.

Muhamedi Yusuf Azmi, një aktivist social që përfaqësonte Hamidin, mohoi pretendimet e kompanisë për shkarkimin e tij nga puna.

Në fakt, ministria në mënyrë eksplicite ka theksuar në qarkore se "të gjitha shpenzimet për zbatimin e vetë-shërbimit, duke përfshirë instalimin e pajisjeve automatike dhe kalibrimin e këtyre pajisjeve duhet të përkrahen tërësisht nga kompania e naftës dhe kostot direkte ose indirekte përballohen nga operatorët e stacioneve të shërbimit ".

Hamidi u përpoq të protestonte kundër shkarkimit përmes kanaleve zyrtare, por asnjëherë nuk mori një përgjigje nga kompania. Më 21 nëntor, ai shkoi në selinë Caltex në Kuala Lumpur në një përpjekje për të takuar drejtuesit, por ata e injoruan atë përsëri. Në atë moment Hamidi vendosi për zgjidhjen drastike: të shtrihej në dysheme.

"Operatori Fadzilah Abdul Hamid u shfaq në orën 11 të mëngjesit për t'u takuar me drejtuesit e lartë të kompanisë, por deri në orën 15.30, asnjë përfaqësues nuk u takua me të," u tha Azmi gazetarëve. "Deri në ditët e sotme, pas 175 ditëve nga data e shkarkimit, asnjë përgjigje nuk është marrë".

Azmi gjithashtu shpërndau fotografitë e protestës së Hamid kundër Caltex në Facebook, ndërsa gruaja e Hamidit i solli atij ushqim dhe gjithçka që nevojitej për ta ndihmuar atë.

Sipas aktivistit, Hamid është vetëm një nga operatorët e tjerë të Caltex që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar kompanisë së naftës të shqyrtojë pozicionet e tyre, por është e para që ndërmerr një veprim të tillë të drejtpërdrejtë dhe të dëshpëruar.\

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco