VIDEO/ Eksperiencë e mahnitshme, të notosh rrotull një krimbi deti super-gjigant

VIDEO/ Eksperiencë e mahnitshme, të notosh rrotull një krimbi deti super-gjigant

12:04, 04/03/2019
A+ Aa A-

Kur Steve Hathaway po filmonte një video e cila do të promovonte turizmin në një ishull në brigjet e Zelandës së Re, miku i tij Andreë Buttle e thirri atë për të parë diçka të çuditshme.

 Hathaëay u mahnit nga çfarë kishte gjetur miku i tij. Ai filloi ta filmonte bëhej fjalë për një krijesë të ngjashme me një krimb të tejdukshëm prej 26 këmbësh që dukej si një çorape gjigante.

Ishte një krijesë mjaft e madhe e cila notonte dhe ai u afrua për ta filmuar.

“Të notoje rrotull tij ishte e pabesueshme”, thotë Buttle.

Kjo për shkak se një krimb deti nuk është vetëm një kafshë është një koloni e tërë me qindra apo mijëra organizma individuale të quajtur zooids.

Zooids vetë janë krijesa të vogla shumë-qelizore që filtrojnë ushqimin duke pompuar ujin përmes trupave të tyre dhe kapin fitoplanktonet, bakteret, grimcat dhe gjithçka tjetër e ngjashme që mund të ndodhet në det.

Ky proces i pompimit të ujit i bën ata pjesë të një grupi të njohur si tunicate.

Një tjetër pseudonim? "Kacabujt e detit", për aftësinë e tyre për të ruajtur ushqimin nga mjediset e pakta mikpritëse.

Krimbi i detit dhe kushëriri i saj, salpi i detit janë jashtëzakonisht të rëndësishme në ujërat kryesisht tropikale pasi shërbejnë si një burim i mirë ushqimi për gjallesat e tjera të detit.

Të dyja janë ushqim për krijesat e detit, duke përfshirë breshkat dhe, specialitetin e për karkalecat e detit.

Që një krijesë deti të ushqehet me këto krimba deti duhet që së pari të ndeshet me të dhe do të ishte njësoj sikurse një njeri që ndeshet me një elefant.

Megjithatë, në shumë raste kafshët kanë rënë pre e mashtrimit duke u helmuar pasi kanë ngrënë qese të mëdha plastike në vend të tyre duke u ngatërruar.

Për t’u ushqyer krimbat e detit notojnë vertikalisht në sipërfaqen e oqeanit gjatë natës për të kapur fitoplanktonet dhe pastaj kthehen përsëri në thellësitë kur vjen dita, ndoshta për të shmangur grabitqarët që ushqehen ditën.

Këto krimba që ngjajnë porsi tuba prej qelqi ndriçojnë gjatë natës, nga bioluminishenca e tyre natyrale.

Madhësia e tyre fillon nga një centimetër deri në madhësinë që shfaqet në video.

Si riprodhohen ata?

Procesi i riprodhimit përfshin riprodhimin seksual dhe aseksual, thotë Moira Decima, ekolog i zooplanktonit në Institutin Kombëtar të Ujit dhe Hulumtimeve Atmosferike në Wellington.

Ata rriten me shpejtësi, edhe pse për të përcaktuar realisht se sa shpejt mund të rriten dhe çfarë madhësie mund të arrijnë nuk është e lehtë.

Një numër i madh i krimbave të detit është zbuluar në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara në vitin 2017 dhe rezulton se po bëhen shumë përpjekje për të kuptuar këto krijesa.

Buttle dhe Hathaway, të dy zhytësit me eksperiencë, arritën të filmojnë këtë krijesë të veçantë gjatë sezonit të ngrohtë në Zelandën e Re.

Ishullin Whakaari, të cilin Buttle e trashëgoi nga gjyshi i tij, ndodhet rreth 30 milje larg kontinentit.

I njohur edhe si Ishulli i Bardhë, është një atraksion turistik i njohur për botën e pasur nënujore si rezultat i temperaturave të ngrohta të ujit.

 Hathaway ka treguar se në ishull ka gjithmonë gjëra të reja për të parë dhe ai kishte parë mjaft në  jetën oqeanike në karrierën e tij 11 vjeçare nën ujë. Këtë herë, ai dhe Buttle përfunduan duke notuar rreth krimbit të detit për rreth dyzet minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco