Është përuruar në Nju Jork libri me poezi “Tektonika e Shpirtit” nga shkrimtari Azgan Berbati. Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit, duke shprehur vlerësimet e tyre për këtë vepër.
Poeti Pal Ndrecaj e cilësoi këtë vepër si një pasuri letrare. Ndërsa aktivisti Mark Qehaja dhe moderatori Nosh Mernacaj, në fjalën e tyre, vlerësuan librin dhe përgëzuan autorin, duke u shprehur se plejada e poetëve më të shquar shqiptarë ka në rrethin e vet një yll të ri, si poeti Azgan Berbati. Gjatë ceremonisë, artisti Shaban Lajçi gjithashtu interpretoi disa poezi.
Përfaqësues të diasporës shqiptare u shprehën se ky promovim është një nga ngjarjet më të bukura dhe më të rëndësishme të kohëve të fundit për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
© SYRI.net