Në edicionin e 25 të konkursit ndërkombëtar të muzikës klasike “Çmimi Pjetër Gaçi”, fituese u shpall Elena Lamnica në violinë. Mes emocionesh Lamnica falënderoi për këtë çmim në një prej aktiviteteve më të rëndësishme artistike. Ndërsa bashkëshortja e kompozitorit Pjetër Gaçi, shprehet e kënaqur për ruajtjen e traditës në Shkodër
Syri tv
Elena Lamnica në violinë është shpallur fituese e edicionit të 25 të konkursit ndërkombëtar të muzikës klasike “Çmimi Pjetër Gaci”. Nata finale u zhvillua në skenën e teatrit “Migjeni”, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike që mbledh në Shkodër talente të reja nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.
Tamara Gaci, bashkëshortja e kompozitorit Pjetër Gaci, shprehet e kënaqur që Shkodra e ka ruajtur këtë traditë.
Prej 25 edicionesh, “Çmimi Pjetër Gaci” mbetet një nga platformat që synon afirmimin e talenteve dhe promovimin e artit klasik në Shqipëri, duke e kthyer Shkodrën çdo vit në një qendër të rëndësishme të muzikës klasike.
© SYRI.net