Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

17:47, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur pogradecar Ilir Shkurti, një prej figurave që la gjurmë në jetën artistike të Pogradec.

I lindur më 30 dhjetor 1957, Shkurti i përkiste një brezi artistësh që kontribuan ndjeshëm në skenën e teatrit dhe humorit lokal. Ai u bë i dashur për publikun përmes roleve të tij në Estradën e Pogradecit, ku spikati me interpretimet karakteriale dhe humorin e veçantë.

Krahas aktivitetit në skenë, aktori ishte pjesë edhe e disa prodhimeve të kinematografisë shqiptare, duke interpretuar në filma si “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, të realizuara gjatë periudhës së Kinostudios.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit. Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco