‘Heshtja e intelektualëve po vret’, shkrimtari Agron Çalliku me thirrje të fortë gjatë prezantimit të librit të ri

10:00, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv për të folur për romanin e tij më të ri, “E penduara”, shkrimtari Agron Çalliku ka lëshuar një thirrje të fortë për ndërgjegjësim, duke denoncuar atë që ai e cilësoi si “një heshtje që vret” nga ana e intelektualëve dhe artistëve në vend.

Romani i tij i ri, i bazuar në një histori të vërtetë dhe me elemente të forta autobiografike, shërben si një pasqyrë e luftës së individit përballë institucioneve dhe një sistemi shpeshherë absurd e kafkian.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, autori tha se, vepra nuk është thjesht një qëllim në vetvete, por një reflektim mbi raportin e njeriut me shoqërinë dhe një thirrje për rezistencë. “Mesazhi në roman nuk është për individin Agron Çalliku, por për njerëzit, që të vlerësojnë jetën, familjen, dashurinë dhe njeriun e mirë,” u shpreh ai, duke e përshkruar librin si një thirrje për të mos u dorëzuar.

Pika më kritike e diskutimit u arrit kur Çalliku, i cili mban edhe postin e drejtuesit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Durrës, foli për rolin e elitës intelektuale. Ai shprehu shqetësimin e thellë për pasivitetin e kolegëve të tij, duke e cilësuar heshtjen e tyre si vdekjeprurëse.

Flavio Qarri: Është momenti për t'i dhënë pak hapësirë letërsisë. Agron Çallikun e kam në studio për librin e tij, E Penduara dhe jo vetëm. Unë e kam kënaqësinë që jeni me mua në studio, pasi jeni një nga njerëzit që duket se e keni marrë seriozisht atë shprehjen e vjetër që një burrë duhet të jetë në gjendje t'i bëjë të gjitha. Edhe ju nuk ja përtoni të gjithave.

Agron Çalliku: Po, them që i bëj. Them që i bëj se duhet, duhet t'i japim kohës atë çfarë kemi brenda dhe sigurisht t'i shërbejmë edhe kombit edhe qytetarëve.

Flavio Qarri: Megjithatë ju nuk është se e shpenzoni kohën tuaj duke u vetëkënaqur për gjërat që shkruani, por hulumtoni, kërkoni dhe kam përshtypjen edhe rasti i romanit “E Penduara” është po aq, përfaqësues i reflektimit tuaj dhe i raportit tuaj me shoqërinë, nuk është vetëm qëllim vetvete për të botuar një vepër.

Agron Çalliku: Jo, absolutisht shkrimtari e ka brenda vetes dhe kur e nxjerr pastaj e ka për lexuesin, e ka për qytetarët. Dhe romani është një “debriefing”. Është roman i bazuar në histori të vërtetë, aty është jeta ime.

Flavio Qarri: Nëse quhet Ago, personazhi kryesor.

Agron Çalliku: Po, Ago, është shkurtimi, gjithmonë personazhet janë shkurtime emrash, janë emra realë por të shkurtuar. Domethënë i janë hequr secilit emër nga dy germa. Dhe Ago e ka thënë, “E Penduar” që në fakt në realitet nuk është e penduar.

Flavio Qarri: Megjithatë përtej personazhit dhe nuk do të doja të qëndronim tek individët, sepse ka një aspekt tjetër të rëndësishëm ky libër. Ashtu siç në jetën tuaj ju keni një përballje të gjatë me institucione, me instanca, me forca madhore, kjo ndihet edhe në roman. Në finale, ashtu si në jetë por dhe në roman, si qëndron individi ndaj fuqive të mëdha, ndaj forcës së institucioneve?

Agron Çalliku: Po kjo është dhe fuqia e një individi që nuk ë jepet, nuk lëkundet, por vazhdon luftën e tij për të për të jetuar në paqe me veten dhe me të tjerët dhe duke kërkuar qoftë edhe nga institucionet të bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Sepse kjo Shqipëria jonë sa e mrekulluar dhe e mallkuar ka çuditërisht shumë gjëra të çuditshme që shkojnë shkojnë ndesh me jetën tonë. Sigurisht do të thoja që mesazhi në roman nuk është për për individin Agron Çalliku ose shkrimtarin Agron Çalliku, është për njerëzit që të vlerësojnë të vlerësojnë jetën, të vlerësojnë familjen, të vlerësojnë dashurinë, vlerësojnë njeriun e mirë dhe jeta bëhet më e bukur.

Flavio Qarri: A është një thirrje për rezistencë?

Agron Çalliku: Absolutisht po.

Flavio Qarri: Që individi të rezistojë?

Agron Çalliku: Absolutisht po sepse në një kohë kur shohim që shiten njerëzit, bien, heshtin. Unë jam nga ata që as nuk shitem as nuk biem, jam nga ata që hedh mesazhe kurajuese, hedh mesazhe për të jetuar në normalitet, në moral, në dinjitet dhe pse jo dhe për të shpëtuar këtë copë komb që na ka mbetur. Nëpërmjet atij libri është edhe një thirrje për të shpëtuar kombin, sepse kombi përbëhet nga familjet dhe aty brenda atij romani është një familje që që vuan aluçinacionet e një mendje të pamend dhe pastaj gjëmat vazhdojnë edhe tek tek ata që erdhën…

…Unë nuk frikem as nga dhimbja, sepse është pjesë e jetës, por dhimbjen e përballoj me dashurinë për kohën, për njerëzit dhe duke i shërbyer edhe nëpërmjet edhe një vepre letrare siç është romani “E penduara”.

Flavio Qarri: Ndërkohë, në anën tjetër, duket se ka një shqetësim kohët e fundit, vitet e fundit, sidomos edhe në opinionin publik në raport me intelektualët, me artistët e këtij vendi. I kemi parë ata shpesh të rreshtuar në anën e gabuar të personazheve, në anën e gabuar të historisë dhe ngjarjeve. Ky është një roman sigurisht që përtej të gjitha arsyeve pse ekziston një roman, ka dhe një përmasë denoncimi, ngritje krye, proteste, në një farë forme. Se nëse ka kritika ndaj institucioneve, ajo është një formë proteste. Ku i keni kolegët?

Agron Çalliku: Kjo është një ndër dhimbjet që unë ndjej. Unë e shikoj edhe në qytetin e Durrësit, ku jam edhe drejtues i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Durrës. Unë shpesh herë bëj thirrje për për t'u ndërgjegjësuar dhe në qoftë se ne do të bëjmë secili detyrën tonë që na takon, është detyrë, të luftosh për drejtësi, është detyrë. Nuk është thjesht individuale që unë po luftoj kundra një sistemi.

Prandaj në këtë aspekt i bëj thirrje një apel të gjithë asaj morie të madhe intelektualesh që quhen, që janë shkrimtarë, poetë, inxhinierë, Kushdo që mund të konsiderohet intelektual. Ti, ta shikojnë veten ku janë. A justifikojnë të qenurit intelektualë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco