Shfaqja “Pesë fytyrat e heshtjes”, me regji të Ilir Bokshi, ka rikthyer në skenë formatin e veçantë ku publiku ndodhet në të njëjtën platformë me aktorët, duke krijuar një përvojë të ngjeshur dhe intime teatrale.
Drama rrëfen historinë e një familjeje që jeton nën kontrollin dhe dhunën e Billit, një figurë dominuese që abuzon me bashkëshorten e tij Merin dhe dy vajzat e tyre. Në thelb, shfaqja eksploron ndikimin afatgjatë të abuzimit, duke treguar se si pasojat e tij vazhdojnë të ndikojnë jetën e viktimave edhe kur abuzuesi nuk është fizikisht i pranishëm.
Në skenë interpretojnë:
Adrian Morina – Aktor
Nikolin Fërketa – Aktor
Ina Morinaj – Aktore
“Pesë fytyrat e heshtjes” do të vijojë të shfaqet më 22 mars në orën 19:00 në teatrin Migjeni.
© SYRI.net