Nga Egla Xhemalaj
Në emisionin ‘Odeon’, aktorja Justina Aliaj rrëfen përjetimin e saj artistik në shfaqjen teatrale ‘Andrra e Nan’ Terezës’, një rol që ajo e cilëson si kryerolin e karrierës së saj.
Sipas Aliajt, interpretimi i figurës së Nënë Terezës është një mision i thellë shpirtëror që kërkon përkushtim. Aktorja thekson se roli e ka vendosur vazhdimisht mes hyjnores dhe tokësores, dy dimensione që bashkëjetojnë në figurën e shenjtores dhe që kërkojnë një ekuilibër në interpretim.
Ajo pranon se përgjatë procesit ka ndarë vuajtjen dhe peshën morale të figurës, duke e jetuar rolin si pjesë të artit të të jetuarit. Një nga momentet më të forta të shfaqjes, sipas saj, është ‘gjyqi në qiell’, ku përqendrohet thelbi dramatik dhe filozofik i veprës.
Justina Aliaj nënvizon se fjala e Nënë Terezës mbetet e vërtetë dhe aktuale edhe sot. Sipas saj, vetëm nëse arrihet meditimi, shfaqja mund të konsiderohet e realizuar plotësisht, duke e kthyer këtë vepër në një reflektim të fortë mbi besimin, humanizmin dhe përgjegjësinë njerëzore.
© SYRI.net