Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Kritika të ashpra për Çmimet e Letërsisë, Tufa: Si OJQ-të për të justifikuar buxhetet

SYRI TV/ Kritika të ashpra për Çmimet e Letërsisë, Tufa: Si OJQ-të për të justifikuar buxhetet

14:47, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2024 u shoqërua me kritika nga shkrimtarë për mungesë transparence, njoftimi publik dhe paqartësi mbi kriteret e organizimit dhe përzgjedhjes. Alban Tufa dhe Rovena Rozhani ngritën pikëpyetje serioze mbi mënyrën e ftesave, ndryshimin në heshtje të strukturës së çmimeve dhe heqjen e kategorive të rëndësishme si poezia, proza e shkurtër dhe letërsia për fëmijë.

Syri TV

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024 u shoqërua  këtë vit jo vetëm me vlerësime për autorë dhe vepra, por edhe me debate të forta mbi transparencën, kriteret dhe vetë strukturën  e çmimeve, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si institucioni administron këto proces. Një nga zërat kritikë ishte shkrimtari Alban Tufa, i cili vë në dukje mungesën e njoftimit publik dhe përzgjedhjen selektive të të ftuarve në ceremoni.

Në të njëjtën linjë shqetësimi, shkrimtarja për fëmijë Rovena Rrozhani ngre një problem edhe më thelbësor, mungesën e disa kategorive kryesore nga vetë struktura e çmimeve kombëtare.

Reagimet e shkrimtarëve nxjerrin në pah një problem të kahershëm të politikave kulturore, mungesën e transparencës, komunikimit institucional dhe dialogut me komunitetin letrar, duke rrezikuar që çmimet kombëtare të humbasin jo vetëm besueshmërinë, por edhe rolin e tyre si instrument orientues për lexuesin dhe jetën letrare në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco