VIDEO SYRI TV/ Azgan Berbati: Përditshmëria qëndron midis të kundërtave, qenërit në fron po hanë ëndrrat tona

19:06, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Poeti Azgan Berbati, i njohur për reflektimet e thella mbi shoqërinë dhe shpirtin njerëzor, sjell në veprën e tij më të fundit, ‘Tektonika e shpirtit’, një portret të njeriut dhe botës përreth në miniaturë.

Gjatë intervistës me gazetaren Egla Xhemalaj, Berbati thekson se përditshmëria jeton midis të kundërtave, dhe misioni i poetit është të sfidojë dhe ‘vrasë’ vdekjen, duke e bërë barrë të shpirtit çdo reflektim. Ai shpreh një pikëpamje të qartë: dashuria tokësore është e përkohshme, ndërsa njeriu modern është shpesh tepër i robotizuar.

‘Ikën dhe zogjtë prej shtetit tonë të varfër’, thotë Berbati, duke kritikuar situatën aktuale, ndërsa shton: ‘Politikanët na vrasin dhe ringjallje premtojnë’. Për të, atdheu nuk është thjesht një vend, por një gjendje brenda vetes: ‘Atdheu në vetvete është gjithçka’.

Për poetin, lidhja me vendin e lindjes është e thellë: Kosova është dashuria ku ai është rritur, megjithëse Shqipëria dhe Kosova perceptohen shpesh si të ndara. Berbati nuk ngurron të kritikojë edhe klasën politike: ‘Qenërit në fron po hanë ëndrrat tona’.

‘Tektonika e shpirtit’ është një reflektim mbi shoqërinë, individin dhe sfidat që sjell jeta moderne, duke i bërë lexuesit të ndjejnë thellësinë e shpirtit dhe tensionet e kohës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco