Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

'Kitarat e Korçës,' serenatat në pedonale, rikthehet magjia e muzikës së traditës

17:22, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Kitarat e Korçës” rikthyen magjinë e serenatave në pedonale, duke bashkuar rreth 40 kitara, zëra të rinj dhe serenatistë të vjetër në një mbrëmje plot emocion. Koncerti solli frymën e traditës muzikore korçare dhe dëshmoi se serenata mbetet një urë e gjallë mes brezave

Syri TV

Pedonalja e Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme me tinguj kitarash dhe këngë qytetare, duke u kthyer në një skenë të hapur ku serenata bashkoi breza artistësh dhe dashamirës muzike.

Koncerti festiv “Kitarat e Korçës” solli në një interpretim të përbashkët serenatistë të vjetër, kitaristë me përvojë dhe zëra të rinj, duke rigjallëruar traditën muzikore të qytetit. Rreth 40 kitara u dëgjuan njëkohësisht, ndërsa publiku shijoi këngë të njohura korçare dhe interpretime instrumentale që sollën emocion dhe nostalgji.

Një dimension të veçantë i dha mbrëmjes edhe bashkëpunimi me korin e të rinjve “Zë+”, që solli energji të pashtershme në repertorin e muzikës së traditës.

Në koncert u përfshinë edhe të rinj instrumentistë, që po e trashëgojnë këtë pasuri kulturore.

“Kitarat e Korçës”, në prag të festave të fundvitit, u kthyen në një mbrëmje feste për qytetin, duke dëshmuar se serenata mbetet një urë e gjallë mes brezave dhe identitetit muzikor korçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco