Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Çelet ekspozita “Lear 2025” në Berat, marrin pjesë 35 artistë nga vendi dhe diaspora

17:18, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berati është kthyer në një pikëtakim të artit pamor me çeljen e ekspozitës së përvitshme “Lear 2025” në Galerinë e Arteve “Eduart Lear”, ku 35 artistë nga vendi dhe diaspora prezantojnë krijimet e tyre. Ekspozita, në edicionin e saj të 10-të, do të qëndrojë e hapur deri më 14 janar 2026

Nga SYRI TV 

Në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat është çelur ekspozita e përvitshme “Lear 2025”, që këtë vit shënon edicionin e saj të 10-të. Në ekspozitë marrin pjesë 35 artistë nga vendi dhe diaspora, të cilët prezantojnë punime në pikturë, skulpturë, bronx dhe terrakotë. Ekspozita sjell një mozaik të pasur shprehjesh vizuale, duke bashkuar breza, teknika dhe qasje të ndryshme estetike, nga peizazhi dhe portreti te arti modern dhe abstraktja.

Ekspozita “Lear 2025” është pritur mirë nga artdashësit beratas dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 janar 2026, duke u kthyer në një ndalesë kulturore për publikun dhe turistët që vizitojnë qytetin gjatë sezonit të fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco