Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Fest 64/ Sot nata finale, kush do shkojë në Festivalin Europian të Këngës

Fest 64/ Sot nata finale, kush do shkojë në Festivalin Europian të Këngës

17:54, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Janë 23 këngëtarë që garojnë, për të fituar çmimin e madh që do ta dërgojë në Festivalin Europian të Këngës.

Lista e 23 këngëtarëve finalistë u plotësua pas kalimit në finale të 5 këngëtarëve debutues në këtë festival.

Mes plot surprizave dhe të ftuarve specialë, do të ndezin skenën “Shkodra Elektronike”: Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka; Bleona Qerreti dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, Tommy Cash i njohur me këngën e tij “Espresso macchiato” në Eurovizionin e fundit.

Ndërkaq, që prej mesnatës të së premtes është hapur zyrtarisht edhe televotimi për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë sonte në mbrëmje.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku shqiptar ka mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco