Shqipëria u kthye për herë të parë në skenën e një eventi historik të baletit, ku yje të njohur nga teatrot më prestigjioze të botës do të bashkohen në një mbrëmje madhështore. Spektakli shënon një kapitull të ri për baletin shqiptar, duke e vendosur vendin në hartën ndërkombëtare të artit elitar.
Syri TV
Shqipëria është bërë për herë të parë skena e një eventi historik në artin e baletit organizuar nga Media and Production. Yjet më të mëdhenj të baletit botëror janë bashkuar në Tiranë, duke shënuar një kapitull të ri për historinë e baletit shqiptar. Pesë çifte nga më të famshmit e Europës dhe 13 solistë elitarë ndërkombëtarë do të performojne në një mbrëmje madhështore, ku profesionalizmi absolut do të shkrihet në një spektakël unik. Në këtë ngjarje të papërsëritshme do të marrin pjesë prima balerina dhe solistë të parë nga skenat më prestigjioze të botës, si Royal Ballet London, La Scala e Milanos, Opera e Parisit, Bolshoi Theatre në Moskë, Opera e Vjenës, American Ballet Theatre, si dhe teatro të njohura nga Berlini, Nju Jorku, Madridi, Mynihu, Tokio, Varshava, Praga, Bratislava e Napoli. Për herë të parë në Shqipëri do të realizohet eventi më madhështor i organizuar ndonjëherë në historinë e baletit shqiptar, nën drejtimin artistik të Drejtorit të Operës dhe Baletit të Vjenës.
Artistët e huaj e konsiderojnë performancën në Tiranë si një privilegj dhe një përvojë të veçantë profesionale, duke ndarë skenën me kolegë nga kultura dhe shkolla të ndryshme baleti.
Një natë magjie, elegance dhe virtuoziteti absolut, që vendos Shqipërinë në hartën e madhe të baletit botëror dhe dëshmon se skena shqiptare është tashmë pjesë e dialogut ndërkombëtar të artit elitar.
© SYRI.net