Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Aktiviteti 'Martin Camaj në mërgim', dëshmi dhe botime që pasqyrojnë kontributin

SYRI TV/ Aktiviteti 'Martin Camaj në mërgim', dëshmi dhe botime që pasqyrojnë kontributin

15:11, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër u zhvillua aktiviteti “Martin Camaj në mërgim”, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të shquar, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjes komuniste. Aktiviteti solli dëshmi dhe botime që pasqyrojnë kontributin e Camajt në letërsinë dhe albanologjinë shqiptare, si edhe lidhjen e pandërprerë të tij me vendlindjen, pavarësisht mërgimit.

"Martin Camaj në mërgim" titullohej aktiviteti i realizuar në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Ky aktivitet organizohej me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt, një ndër figurat emblematike të Shqipërisë, që u arratis për t'i shpëtuar përndjekjes komuniste. Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita, tha se Camaj punoi gjithmonë për çështjen shqiptare në botimet e tij dhe nuk shkëputi asnjëherë rrënjet e tij me vendlindjen.

Monica Genesin, pedagoge në Universitetin e Salentos në Itali, e ka njohur Martin Camajn. Ajo tregon se Camajt i mungonte vendlindja e tij, Malësia e Madhe.

Gjatë aktivitetit u ekspozuan botime shkencore dhe letrare të Martin Camaj gjatë periudhës së emigrimit politik, larg Shqipërisë, si edhe botime të realizuara nga Camaj gjatë viteve të qëndrimit të tij në Prishtinë, Romë dhe Mynih, si autor i letërsisë shqipe dhe si studiues i albanologjisë në fusha si gjuhësia, filologjia dhe studimet arbëreshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco