Artisti Bujar Kapexhiu prezantoi dy librat e tij me poezi humoristike e satirike, ku trajton tema nga jeta, politika dhe shoqëria shqiptare. Ai theksoi se humori është gjëja më serioze në jetë sepse lind nga dëshira për te përmirësuar shoqërinë.
Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV
Mjeshtri i humorit dhe karikaturës Bujar Kapexhiu ndau me publikun dy librat librat e tij të rinj, që përmbledhin jo vetëm satirën e hollë të përditshmërisë, por edhe një filozofi të thellë mbi jetën dhe njeriun.
Autori ka botuar dy vepra me poezi humoristike e satirike, që përfshijnë një gamë të gjerë temash nga familja dhe miqësia, deri te politika dhe shoqëria. Një vend të veçantë në krijimtarinë e tij zë figura popullore e Sefer Dajës, për të cilin Kapexhiu ka shkruar librin ‘Sefer Daja në kohën e diktaturës’, ndërsa së shpejti do të përmbyllë edhe ‘Sefer Daja në demokraci’.
Një artist që ka bërë publikun të qeshë për dekada me karikaturat e tij, sot e shndërron politikën dhe jetën shoqërore në poezi.
Në thelb të veprës së tij qëndron një e vërtetë e thjeshtë, por e thellë, humori është arma më e butë, por më e fuqishme për të kuptuar dhe përmirësuar botën.
© SYRI.net