Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Seksi, skeletet dhe ritualet: Një vështrim brenda 'Epikës Erotike Ballkanike' të Marina Abramović

Seksi, skeletet dhe ritualet: Një vështrim brenda 'Epikës Erotike Ballkanike' të Marina Abramović

16:06, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marina Abramović, artistja performuese më me ndikim në botë, mbush 80 vjeç vitin e ardhshëm – por gjigantja e artit bashkëkohor nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

Me një karrierë që ka sfiduar kufijtë e trupit, mendjes dhe artit, ajo tani sjell në Mbretërinë e Bashkuar një vepër të re monumentale: “Balkan Erotic Epic” (Epika Erotike Ballkanike), që hapet nesër në Aviva Studios, Mançester.

E njohur për performancat e saj ekstreme – nga qëndrimi në heshtje përballë publikut për më shumë se 700 orë, deri te leja që u ka dhënë spektatorëve të bëjnë “çfarë të duan” me trupin e saj – Abramović ka ndërtuar një trashëgimi që shkon përtej artit, duke e kthyer trupin në një medium të sakrificës, spiritualitetit dhe reflektimit mbi vdekshmërinë.

Në “Epikën Erotike Ballkanike”, ajo kthehet te rrënjët e saj sllave për të eksploruar lidhjen mes seksualitetit, ritualit dhe mbinatyrshmes. Performanca, e cila zgjat katër orë dhe realizohet nga mbi 70 interpretues – valltarë, këngëtarë dhe muzikantë – sjell në skenë rite tradicionale ballkanike që lidhen me pjellorinë dhe natyrën.

Në skena të ndryshme, gra “frikësojnë perënditë për të ndaluar shiun” duke ekspozuar trupin e tyre, ndërsa të tjera “zgjojnë tokën” me gjeste rituale. Në pjesë të tjera, projeksione gjigante përballin publikun me imazhe të shenjta dhe tabu.

“Në kulturën tonë, çdo gjë erotike shpesh etiketohët si pornografi,” – shpjegon Abramović. “Me këtë vepër dua të kthehem tek rrënjët, tek ritualet e lashta, dhe të trajtoj seksualitetin si një energji kozmike – të lidhur me pyetjet e mëdha të ekzistencës sonë.”

Drejtori artistik i Factory International, John McGrath, e përshkruan veprën si “një kapitull të ri në jetën krijuese të Abramović – të guximshëm, gjithëpërfshirës dhe në një shkallë që nuk është parë më parë”.

Performanca do të shfaqet nga 9 deri më 19 tetor, me një paraqitje të veçantë nga vetë Marina Abramović më 11 tetor.

Publiku do të jetë i lirë të lëvizë në hapësirë, duke u bërë pjesë e përvojës dhe e pyetjes që qëndron në zemër të artit të saj:
Për çfarë shërbejnë vërtet trupat tanë?

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco