'Niçe', seriali mes humorit dhe situatave ironike/ Regjisori: Besimi tek aktorët e bën punën më të lehtë dhe më të këndshme

10:16, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Producenti David Kodheli dhe aktori Silvio Goskova, të ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto”, kanë ndarë me publikun eksperiencat e tyre nga puna në serialin e parë me personazhe të rinj, “Niçe”. 

Gjatë bisedës, ata komentuan mbi audiencën, shikueshmërinë dhe mënyrën se si reagojnë njerëzit ndaj ngjarjeve të ndryshme në ekran, duke dhënë edhe një pasqyrë nga marrëdhëniet brenda grupit të punës.

David Kodheli theksoi se projekti ka gjetur audiencën e duhur dhe shpjegoi se si numrat e shikueshmërisë nuk tregojnë gjithmonë historinë e vërtetë të pranisë së audiencës.

Ai shtoi se një pjesë e shikuesve ndjekin serialin për arsye të ndryshme,  disa për të mos humbur asgjë, të tjerë për të shijuar produktin.

"Mendoj se ka gjetur audiencën e duhur sepse numrat nganjëherë, jo të gjithë tregojnë vëmendje, dhe nuk tregojnë se ka shkuar në veshët e duhur një produkt.

Por ne mund të marrim një shembull, ta zëmë ne marrin një audiencë dhe ta paguajmë që të shohin diçka e të gjithë do e shohin atë produkt, por në fund të ditës kush do të jetë aty për pjesën e “mos ta humburit”, sic quhet edhe jashtë, që është frika për të mos humbur diçka, ose janë aty për të marrë paratë për ta parë produktin dhe sa janë aty për ta shijuar.

Shikueshmëria jonë, sidomos këtu në Tiranë, është goxha popullore dhe mesa kam vërejtur, në rrethe nuk është dhe aq popullore dhe si krijues të rinj, si serial i parë, si një produkt që sjell personazhe të rinj (hiq disa emra).

5 seritë para shohim Silvion që është “NE”, është më afër publikur, pra se si ndihemi ne kur diçka ndodh, dhe dikush si Nicja ka pasoja tek ne dhe këtë gjë e shohim që te kushëriri i tij Niko, ku e shohim më afër, dhe një njeri si Niçja e ka harkun shumë të madh të rregullit apo çrregullimit"- theksoi Kodheli.

Nga ana e tij, Silvio Goskova foli për lidhjen që krijoi me personazhin dhe lirinë që i dha regjisori gjatë interpretimit.

Ai tha se besimi i Davidit në zgjedhjet e aktorëve e bëri më të lehtë dhe më të këndshme për të sjellë në jetë personazhin, duke krijuar një marrëdhënie besimi brenda grupit të punës.

"Niko ishte një bindje që në fillim, kur u mora skenarin në dorë, dhe thjesht imazhi që më erdhi në kokë dhe direktivat nga Davidi ishte një rrugë jo e thjeshtë, por më ngjiti që në fillim kur mora skenarin.

Pastaj erdhi Davidi me skenarin që ishte akoma më i zhvilluar dhe e pata shumë të lirë rrugën që të krijoja atë që unë kisha në kokë, e kjo është meritë edhe e Davidit që ka shumë besim te zgjedhja që bëjmë ne aktor personazh, shkon përtej asaj që mund të kesh menduar.

Për shkak të kësaj marrëdhënie besueshmërie që u krijua ndërmjet grupit, apo marrëdhënieve që ne patëm, e bëri më të thjeshtë që unë të bëja qejf me personazhin"-tha Goskova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco